• |
ide | kryesore

Covid-19/ Si u bënë të pasurit edhe më të pasur dhe të varfrit akoma më të varfër

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Stil, Të fundit

Më shumë se 50 milionë njerëz të infektuar, mbi 1 milion e 250 mijë të vdekur. Me kalimin e muajve, numrat e koronavirusit po marrin përmasa gjithnjë e më katastrofike. Por përveç llogaritjes së tmerrshme të të sëmurëve dhe viktimave, ekziston edhe një trashëgimi tjetër që po na lë pandemia: një rritje gjithnjë e më e dukshme e pabarazive ekonomike në planet.


Teksa rreth 50 milionë njerëz në të gjithë botën mbetën pa punë, banka zvicerane UBS ka llogaritur që “super miliarderët” jo vetëm që janë rritur, por që ata janë bërë edhe më të pasur.


Nëse kishte 2 158 miliarderë në 2017, pas valës së parë të pandemisë në pranverë ata u bënë 2 189. Dhe pasuria e tyre totale u rrit me 27.5%, duke tejkaluar kufirin prej 10 trilionë dollarësh. Midis tyre, sipas Corriere della Sera, ka emra shumë të njohur: Jeff Bezos, pronar i Amazon që nga 18 marsi deri më 16 tetor pa që pasuritë e tij personale të rriten me 69.9%. Ai fitoi gati 80 miliardë dollarë në pak më shumë se 6 muaj.

Dhe ai sigurisht nuk është super-miliarderi i vetëm në këtë listë: Bill Gates shënoi +20,4%, duke arritur një pasuri personale prej 118 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër, Mark Zuckerberg u rrit në 97.7 miliardë, me një rritje prej 78.6%. Në terma përqindjeje, rritjen më të rëndësishme e regjistroi Elon Musk, pronari i Tesla dhe SpaceX me +270%, për të arritur një pasuri personale prej 91.9 miliardë dollarësh.

Por si u bënë kaq të pasur “mashtruesit e planetit” në kohën e pandemisë? Nëse për ata që zotërojnë kompani si Amazon është e lehtë të kuptohet se bllokimi ka çuar në një rritje dramatike të xhiros, për të tjerët rritja duket më pak e qartë.

Vetë banka zvicerane UBS bën këtë shpjegim: “Ata bënë biznes të mirë gjatë krizës së shkaktuar nga Covid-19, sepse jo vetëm që “e kapën stuhinë në rënie”, por ata gjithashtu bënë pasuri me tërheqjen nga tregjet e aksioneve”. Thënë thjesht, ata patën fat tregun e aksioneve dhe bënë shumë para në të.

Megjithatë, jo vetëm pasuria e “super të pasurve” po rritet, por edhe varfëria dhe pabarazia në të gjithë botën po rriten. Më shumë se 50 milionë njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës që nga fillimi i pandemisë dhe sipas Bankës Botërore, “shumë vende po përjetojnë një rënie të fitimeve në një masë që shihet rrallë”. Deri në 150 milionë njerëz në botë mund të bien në vijën ekstreme të varfërisë për shkak të koronavirusit: për herë të parë në mbi 25 vjet, numri i atyre që jetojnë me më pak se 1.6 euro në ditë do të rritet.

Një element edhe më shqetësues fshihet në këto fakte: të vetëpunësuarit dhe punonjësit e përkohshëm humbën punët e tyre. Nëse ndalimi i pushimeve nga puna mbrojti disa kategori, pak ose asgjë është bërë për të shpëtuar punën e atyre që kishin një të përkohshme. Dhe kështu punëtorët me më pak garanci e gjetën veten duke paguar çmimin më të lartë të krizës ekonomike të shkaktuar nga ajo shëndetësore. ©Përktheu LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu