• |
ide | kryesore

Vrau burrin me sopatë, 8 mijë persona kërkojnë lirimin e gruas në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një peticion me 8 mijë firma është dorëzuar si kërkesë për lirimin nga burgu të Suzana Zogiani Sekiraqa.

Sekiraqa vrau me sopatë bashkëshortin e saj, Artan Sekiraqa në vitin 2018, pasi ky i fundit ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. Ajo u dënua me 25 vite heqje lirie pas aktit të rëndë. 8 mijë firmëtarët pretendojnë se akti i rëndë është ndërmarrë në kufinjtë e vetëmbrojtjes, ndërkohë që kërkohet rigjykim i çështjes.

Peticioni pritet t’i dorëzohet Presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për të dhënë lirimin e Suzanës.

Suzana Zogiani Sekiraqa është nënë e dy fëmijëve, e cila ka denoncuar dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, madje edhe mbi të birin. Ngjarja ndodhi në Francë ku familja jetonte prej kohësh.



2 Comments

  1. Kto shkerdhatat e Europes, Franca dhe Gjernania, nuk e rrujn fare a te rref burri apo jo, nese je emigrant. Edhe kur ceshtja perfundon ne gjykate gjykatesi e mbyll me arsyetimin qe, he se eshte pjese e dradites, e kultures se tyre, eshtedicka normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *