• |
ide | kryesore

Çmimi/ Sa lekë do të kushtojë një vaksinë kundër Covid

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria është pjesë e platformës Gavi, që ka një marrëveshje për të marrë një sasi vaksinash që do të prodhohen nga BionTech dhe Pfizer. Por sipas kësaj marrëveshjeje, vaksian do të jetë e disponueshme për vetëm 20% të popullsisë. Pritet që autoritetet të përcaktojnë shtresat që do të përfitojnë të parat nga vaksina kundër Covid.

Reuters raporton se ditën e sotme Bashkimi Europian njoftoi se kishte siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës.

Sipas kushteve të marrëveshjes, 27 vende evropiane mund të blejnë 200 milion vaksina tani dhe të kenë mundësi të blejnë 100 milion të tjerë më vonë.

BE do të paguajë më pak se 19.50 dollarë për vaksinë, i tha Reuters një zyrtar i lartë i BE i cili foli me prodhuesit e vaksinave, duke shtuar se çmimi pjesërisht pasqyron mbështetjen financiare nga BE dhe Gjermania për zhvillim. Rezulton se çmimi në BE do të jetë pak më i lartë se 2 mijë lekë. Kryeministri Rama tha se vaksina do të shpërndahet falas, por duke qenë se numri i vaksinave do të jetë i kufizuar mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet shpërndarja e saj.



1 Comment

  1. As nuk e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’

    Më pas Mushkola i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku Berisha përsëriti refrenin e tij se nuk e ka pas njohur atë njeri më parë, edhe pse është marrë personalisht me përndjekjen e tij.

    Pas reagimit të ashpër të gazetarit Berisha doli nga linja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *