• |
ide | kryesore

Mjeku i Sanatoriumit: Shenjat e alarmit të Covid që duhet të shkoni në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Arjan Mezini ka sqaruar se kur të sëmurët me koronavirus, që kurohen në shtëpi, duhet t’i drejtohen spitalit. Në studion e “Open”, mjeku u shpreh se shenjë alarmi duhet të konsiderohet temperatura e lartë, 39, që mund të vazhdojë për ditë me radhë.

Sipas tij, në këtë moment tregon se ka një komplikacion dhe për këtë, pacienti duhet t’i drejtohet spitalit. Ai shtoi po ashtu se shumë problematik është paniku, që sipas tij po i lodh njerëzit, duke i ulur dhe imunitetin.

“Shenjë alarmi është temperatura 39 që vazhdon dhe nuk bie për 3 apo 4 ditë me radhë, apo nuk bie nën 38. Kjo duhet parë si shenjë alarmi. Temperatura 37 e gjysmë është normale. Ajo që po i lodh njerëzit është paniku, i cili ul dhe imunitetin.

Njerëzit në panik e kalojnë më me vështirësi sëmundjen. 95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë, është tinëzar se të sjellë çdo ditë një gjë, por nuk duhet të ketë panik”, u shpreh mjeku.



2 Comments

  1. Tek cili spital, per ke e keni kete shkrim. Te afermit e te semurve na tregojne qe ska vende ne spital, rrin neper korridore dhe ne ambulanca. Per ke spital e keni fjalen ju te lapsit, per spitalin e ertv?????? Ju vrafte zoti ju si media qe mbeshtesni kete kaste shqipfolse 30 vjecare qe na ka marr jeten.

    1. Per te qene i sinqerte ne spitale ka vende, por shume pak. Me sa jam informuar une nga burime te brendshme ato pak vende qe kane ngel po ruhen per ato qe kane vertet nevoje. Pacientet qe nuk kane shume probleme nuk po pranohen, gjithashtu nuk po pranohen as ato qe e kane gati te sigurte vdekjen.
      Me sa di une Maqedonia ka gati dy her me shume se ne shtreter per covid19.
      Une rekomandoj qe ato qe kane mundesi qe te rrine ne shpi te rrine, por eshte pak e veshtire sepse nje aparat oksigjeni i ka shku cmimi 1000€ nga 250€ qe ka qene. Kurimi ne shtepi, per personat me komplikacione shkon mbi 10000€ perfshire kostot e infermieres dhe doktorave, ilaceve, aparaturave e tj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *