• |
ide | kryesore

“Nuk ka çështje kapiteni. Çepele me personalitet”: Reja shuan cdo polemikë pa nisur ende

-Instant, Sport



Një fitore në një ndeshje të ndjerë, ku rezultati mund të mos ketë rëndësi, pork u askush nuk do të humbasë. E në këtë pikë tekniku Edy Reja ka dashur ti gëzohet suksesit, pa u ndalur në asnjë cështje që mund të krijojë debate, ose akoma më mirë, i ka mbyllur polemikat pa nisur ende mirë: “Kapiteni? Kapiteni e kemi thënë edhe herë të tjera, është Etrit Berisha. Kjo zgjedhje është bërë me votim dhe ata e kanë zgjedhur, nuk ka çështje në këtë mes. Nëse Berisha nuk do të jetë në fushë atëherë, Hysaj do ketë shiritin”.

Një situatë që sigurisht që do kthehet në vëmendje, në kohën kur me inteligjencë tekniku ka shmangur qendrimin në fushë të të dyve. Ajo që italiani ka dashur të evidentojë është performance e tre debutuesve, por edhe atyre që nuk kanë patur shumë hapësira. “Shpresojmë që të rinjtë të jenë pjesë e projektit tonë për Europianin e 2024. Sot më pëlqyen shumë lojtarë. Provova Selahin dhe Dokën. Një miqësore e vlefshme që lojtarët të fitojnë sa më shumë minuta dhe experience”.

Rejai ka bërë parapritë Cepeles, duke mos lënë të përmendet episodi i penalltisë së shkaktuar në minutën e 85 nga 17 vjecari ndaj Muriqit: “Nuk mund të leme pa përmendur këtu Çepelen. Një lojtar që tregoi personalitet. Është vetëm 17-vjeç. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Janë lojtarë që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Të shikojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *