• |
ide | kryesore

Financat dhe KLSH shifra të kundërta/ Përplasja në Kuvend mes dy institucioneve për shifrat e buxhetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pavarësisht kritikave dhe shkeljeve të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për zbatimin e buxhetit 2019, Financat i qëndrojnë përfundimeve të raportuara prej tyre për treguesit e këtij ligji.

Është ky qëndrimi i Drejtoreshës së Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, sipas të cilës rekomandimet e KLSH janë marrë parasysh dhe po gjejnë zbatim si në rastin e detyrimeve të prapambetura, pasi sipas saj institucionet shtetërore nuk lejohen më të kryejnë investime të reja pa shlyer borxhin e vjetër.

Mimoza Dhëmbi: Kemi përgatitur një udhëzim të ri për regjistrimin dhe një analizë për detyrimet e prapambetura ku çdo gjë të bëhet përmes thesarit. Prej shtatorit, tashmë të gjitha këto raportime kalojnë aty dhe publikohen në faqen zyrtare të ministrisë. Kemi ndaluar investimet e reja për të gjitha institucionet që nuk paguajnë detyrimet.
Detyrimet e prapambetura sipas Ministrisë së Financave arritën në rreth 17.3 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar, teksa shifra e institucionit auditues është edhe më e lartë dhe arrin në 24.4 miliardë leke ose 197 milion euro, duke përfshirë këtu vonesat në rimbursimin e TVSH-së, detyrimet për vendimet gjyqësore ndërkombëtare si dhe borxhet e bashkive.

Kritika KLSH në raportin e votuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe i dërguar për ka miratim në Parlament ka paraqitur edhe për nivelin e borxhit publik që sipas tij në fund të 2019 arriti në 66.7% të PBB-së, ndjeshëm më i lartë se shifrat e Financave që përllogarisin këtë tregues në 66.2%. / TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *