• |
ide | kryesore

Lul Berisha mund OFL-në: Pas makinës i kthehet edhe nafta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Berishës i rikthehet nafta e sekuestruar disa muaj më parë nga Operacioni Forca e Ligjit.


Bëhet me dije se prokuroria e Durrësit ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1.2 milionë litra nafte.


Pak ditë më parë gjykata i ktheu makinën e blinduar tip BMW si dhe licencën e shoqërisë “Rajan 2007”, përfshirë të gjitha të drejtat për të tregtuar dhe vazhduar biznesin në hidrokarbure.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

OFL arsyetoi asokohe se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit, shkruan ABC News.

Lul Berisha, një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit, u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, ai rifitoi lirinë, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.

11 Comments

  1. Dhe thone se ekziston krimi ne Shqiperi, ka te drejte LESHI kur thote se nuk ka krime ne vend tone por neper bote. OFL, SPAK e BKH jane organizma ne sherbim te krimeve qe bejne populli I varfer. Po vodhe 1000lek te reja ndiqesh nga keto BASTARDE por po vodhe 100. 000 euro te rritet vlera dhe behesh deputet, k/bashkie, president, k/min.

  2. avokado Ngjales ja derguat kto lajme te medhaja per sukseset e reformes ne padrejtesi ????

    me ket rast ndoshta flet me ata shoket e ngushte ne fbi, prandaj them

  3. UNE THEM QE BANDEN E KETIJ TA LIGJEROJME DHE TA KTHEJME NE PARTI QE TI DALI LLAFI TAMAM EDHE LUBOS . LUM PER TY O POPULL .

  4. Mos te habiteni kur ky te marri dhe demshperblim per keq menaxhim te aseteve gjate kohes se sekuestros, me pak fjale do kete humbje nga keq menaxhimi dhe do marri nje dore lekesh te mira. Kemi shtet ne, kemi gjykata, kemi institucione qe e bejne punen mire, ku ka kriminela tek ne dhe organizata mafioze. Kete e thote i madhi S. Lleshi, kryetari i krimit te organizuar ne veri te vendit dhe mbjelljes te cdo toke bujqesore me kanabis. I duhen leket dhe te fortet per zgjedhje lum madhit, por serish ne te semes do shkoj me te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu