• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti, Veliaj kërkon 36 mln euro për Teatrin me kulla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon një buxhet prej 36 milionë eurosh për projektin e Teatrit Kombëtar. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një dokument, që tregon kërkesën e Veliajt drejtuar Kuvendit.

“Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në Kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar”, thotë Tabaku.

Sipas saj projekti për Teatrit e ri Kombëtar është në fakt një projekt për shkatërrimin e mëtejshëm të Tiranës. Tabaku e mbyll reagimin e saj me zotimin e artikuluar shpesh nga PD-ja se Teatri Kombëtar do të rindërtohet te po i njëjti vendi ku ishte.

Prishja e Teatrit Kombëtar ndodhi pabesisht disa muaj më parë në kulmin e pandemisë së Covid 19. Forcat e policisë e rrethuan objektin në orët e para të mëngjesit teksa fadromat rrënuan gjithcka. Dyshja Rama-Veliaj shpërfillën apelin e qindra artistëve, të ndërkombëtarëve dhe të shoqërisë civile. Shembja e teatrit është bërë gjithashtu në shkelje flagrante të një sërë ligjesh e procedurash. Deri më tani nuk dihet ende se kur do të nisë puna për ndërtimin e teatrit të ri.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *