• |
ide | kryesore

Rama për naftëtarët: Do të mbyllim marrëveshjen me naftëtarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama njoftoi se se do të takohet me një përfaqësi të naftëtarëve për ta çuar marrëveshjen me to deri në fund.

Duke folur në Fier edhe për çështjen e naftëtarëve, deklaroi se privatizimi kriminal për punëtorët në Ballsh u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Rama theksoi se qeveria do të bëjë më të mirën për naftëtarët.

“Do të takoj naftëtarët për të mbyllur marrëveshjen me ta e për t’ju dhënë atyre detyrimin që kemi detyrë t’ju japim. Atë situatë e ka krijuar kompania, por kompaninë e ka krikuar Saliu dhe Ilir Meta. Atë privatizim  kriminal e ka bërë Saliu.

Imagjinoni sikur sot në pushtet të ishte Saliu, Iliri, Monika e Basha. Po të ishin në pushtet këta, do kishin zero shans që të arrinin marrëveshje. Ne nuk jemi njësoj, sepse edhe ky shesh do ishte njësoj siç ishte. Ne ddo punojmë pa fund për zgjidhje për naftëtarët. Jemi të kritikueshëm, por më të mirë se ne nuk ka”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se deklaratat e opozitës për pandeminë janë skandaloze.

“Mjafton të votosh për Lulin, të marrësh edhe Ilirin e Monikën me vete, e gjasme kanë ndryshuar. Kjo që bëjnë sot ata është skandaloze. Kjo bëhet në kohën kur populli ka më shumë nevojë për t’i qarë hallin, përballë një situate kaq të rëndë të krijuar nga armiku i padukshëm”, u shpreh Rama.



1 Comment

  1. Një dokument i asaj kohe, që disponohet nga Top Channel, del emri i Bashës si këshilltar në grupin e stafit te antropologut peruan Jose Bablo Bayrabar.

    Peruani Bayrabar është i njohur për zellin e tij në gjetjen e të ashtuquajturave krime të UCK në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Debati për punën e tij, Burrel me shtëpinë e verdhë dhe në Kukës, u hap edhe 10 vite më parë. Në atë kohë doli emri i Lulzim Bashës, i cili ishte ministër në qeverinë Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *