• |
ide | kryesore

Humbi zgjedhjet/ Donald Trump ndryshon ngjyrën e flokëve

-Instant, Arkiva, Paparazzi, Slider



Shpërthejnë komentet e reagimet në internet pasi Donald Trump është shfaqur me flokët gri një javë pasi humbi zgjedhjet për President të SHBA-së.

Presidenti në detyrë i SHBA-ve Donald Trump ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen me pamjen e tij. Këtë herë është bërë shkak ngjyra e flokëve.

 74-vjeçari në konferencën e parë publike pas zgjedhjeve nuk është shfaqur biond me ngjyrën e tij të zakonshme, por nuanca e flokëve të tij tashmë është gri.

Në konferencë Trump foli për zhvillimet e fundit lidhur me vaksinën e Covid-19, mirëpo vëmendjen në rrjetet sociale e morën flokët.

“A jam unë apo flokët e Trump kanë kaluar nga bjonde në gri këtë javë?”, shkroi një përdorues i Twitter. “Flokët e Trump janë befas të bardhë si një fletë letre ???” shtoi një tjetër përdorues i Twitter./abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *