• |
ide | kryesore

Shisnin kanabis me doza, dy të arrestuar në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pogradec, pasi iu gjetën me vete kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.

Të arrestuarit janë Xh. Z., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/ Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.  Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. Z., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.  Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, forcat e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve të mësipërm në afërsi të Stadiumit, ku gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *