• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Zgjedhjet për strukturat e reja brenda LSI-së më 21 nëntor

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë nga selia e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se më datë 21 nëntor do të fillojnë zgjedhjet në parti për  strukturat e reja drejtuese. Kryemadhi tha se është ndërtuar aplikacioni online ku do të bëhet dhe votimi online për delegatët.

Kryetarja e LSI –së po ashtu, i bëri thirrje të gjithë të rinjve, grave dhe vajzave që të bashkohen me LSI. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Kryemadhi tha se përfshirja në LSI do të thotë që të marrësh në dorë fatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *