• |
ide | kryesore

Ulet numri i gjobave/ Policia ndëshkon 592 qytetarë që lëviznin pa maska në rrugë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit është vënë re një ulje të numrit të qytetarëve të konstatuar pa maska në rrugë si dhe për ata që kanë thyer izolimin nga ora 22:00 deri në 06:00. Policia ka ndëshkuar 592 qytetarë që janë kapur duke lëvizur pa maska në rrugë të cilët janë gjobitur me 3000 lekë, shumë e cila do tu bashkëngjitet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kësaj kohe është gjobitur dhe një lokal me 1.000.000 lekë për mosrespektimin e masave anticovid. Nga qytetarët e gjobitur për maskat, 6 prej tyre janë dërguar në komisariat pasi kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi. Pasi u shoqëruan në polici, ata u identifikuan, u gjobitën e më pas u lanë të lirë. Policia gjithashtu ka gjobitur edhe 9 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur pas orës 22:00 pa autorizimin përkatës. Ata janë gjobitur në masën 10.000 lekë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *