• |
ide | kryesore

Ekzekutoi 50-vjeçarin në sy të bashkëshortes/ Arrest me burg për Fatmir Hoxhajn

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Fatmir Hoxhën, autori i ekzekutimit të 50-vjeçarit, Ahmet Toska në Fier. Hoxha është pritur nga familjarë të tij që kishin ardhur nga Italia për ta mbështetur, në momentin kur ka mbërritur në Gjykatën e Fierit.  Pas daljes nga gjykata ai ka deklaruar se është i pafajshëm.

Hoxhaj akuzohet për ekzekutimin e 50-vjeçarit në Fier, në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e ndodhur në 26 tetor të këtij viti. Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë në kohën kur një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë. Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij dhe autori fill pas krimit u largua nga vendngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *