• |
ide | kryesore

Rupert Grin, rekord të ri në Instagram me 1 milion ndjekës më shpejt se kushdo tjetër

-Instant, Paparazzi, Slider



Rupert Grint, e ka thyer rekordin e Sir David Attenborough për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram.

Aktori, i cili e ka luajtur rolin e Ron Weasley në të gjithë tetë filmat e “Harry Potter”, e ka bërë postimin e parë më 10 nëntor duke bërë shaka se ishte vetëm 10 vite me vonesë. Ndërsa pas katër orësh e një minutë, 32-vjeçari arriti shifrën prej një milion ndjekësve. Sipas Guinness World Records, ai e arriti këtë numër ndjekësish për 43 minuta më herët sesa Sir David, i cili i është bashkuar këtij rrjeti social në muajin shtator.

Fotografia e parë e Grint ishte një pozë e përbashkët me vajzën e tij të vogël, e cila ka lindur në muajin maj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *