• |
ide | kryesore

Basha: Kam folur 10-15 herë! Rama: Kryetari i PD-së na detyrohet një shpjegim!

-Instant, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha thotë në studion e Opinion se ka folur para një jave për të shkuarën e tij në Kosovë, gjë që e ka përsëritur edhe para 6 vitesh dhe para 4 vitesh kur është akuzuar për të njëjtat gjëra nga kundërshtarët politikë. Por ndërkohë që Basha ka shpjeguar edhe sot punën që ka bërë në Kosovë, nga studio e Real Story, kryeministri Rama ka kërkuar sërish shpjegime në lidhje me akuzat e dëshmitarit Milaim Balanica. I ftuar në “Top Story” në Neës 24, Rama tha se akuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së kanë ardhur edhe nga vetë shqiptarët me fjalimet e tyre.

“E vërteta është që për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin e UÇK-së të vënë nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët, ata që kanë folur, mbajtur fjalime dhe kanë bërë prononcime nga më të hatashmet që janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seancat parapërgatitore. Përveç të tjerave ka edhe një raport famëkeq të Dick Martyt që është kthyer në rezolutë në Këshillin e Evropës që qeveria e asaj kohe e Sali Berishës dhe Ilir Metës e kanë votuar pro dhe ne si opozitës e kemi votuar kundër. Ajo që unë e kam kërkuar, që nuk ka lidhje me fushatën, por ka lidhje me një fakt shumë të thjeshtë që mendoj dhe besoj që kryetari i PD-së që udhëheq një parti politike, na detyrohet një shpjegim nga A-ja tek Zh-ja. Nuk jam as në kushtet kur po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar si antishqiptar apo tradhtar që i kam vuajtur në kurrizin tim. Nuk besoj se është çështje tradhtie, por një transparence me publikun”, theksoi Rama.



4 Comments

  1. Deshmite kunder Lules kane ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e burgjet e krijuara nga UÇK.

    Deshmia e dytë ka ardhur që në vitin 2019 në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte regjistruar masakrën e tmerrshme të Krushës ku u vranë 243 persona dhe u zhdukën 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës.

    Deshmia e tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë së tij.
    Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fëmijët. Të gjitha këto akuza ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *