• |
ide | kryesore

Basha: Mbështetja e biznesit, një ndër levat kryesore për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar disa përfaqësues të biznesit në qytetin e Durrësit. Teksa është ndalur në një biznes, ai ka dëgjuar ankesat e një sipërmarrës i cili është shprehur:


“Nga fillimi i pandemisë, të ardhurat kanë rënë me 25%-30%. Ne paguajmë energjinë elektrike më të shtrenjtë në rajon. I gjithë rajoni paguan 5 cent për kilovat, madje disa vende kanë dhe subvencionime për biznesin. Kostot po rriten çdo ditë, nuk kemi para për të rritur pagat e punëtorëve”. Ndërkohë kreu i demokratëve është shprehur se me ardhjen në qeveri të PD, prioritet do të jetë çmimi i karburantit dhe i energjisë të cilat do të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Sipas Bashës, e vetmja gjë që duhet të bëjë shteti, të mos bllokojë rrugën e biznesit.


1 Comment

  1. Luli shkon te biznesmenet demokrat, Ramsi te biznesmenet socialist.

    Nastradin Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu