• |
ide | kryesore

Çdo 17 sekonda vdes një person me koronavirus në Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çdo 17 sekonda një person ndërron jetë nga koronavirusi në Europë. E ka thënë kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Hans Kluge teksa pandemia vazhdon të kërcënojë me mbingarkesë sistemet shëndetësore kombëtare rreth kontinentit.

Kluge tha se 53 vendet që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së kishin regjistruar më shumë se 15.7 milionë raste të infektuar me Covid-19 dhe gati 355 mijë vdekje.

Më shumë se 80% e vendeve po raportohen në nivele të larta të incidencës 14-ditore më të mëdha se 100 për 100 mijë njerëz me gati një të tretën që regjistron norma shumë të larta më të mëdha se 700 për 100 mijë banorë.

“Ne po shohim sinjale në rritje në lidhje me sistemet e mbingarkuara shëndetësore”, – tha ai, duke theksuar se repartet e kujdesit intensiv në Francë kanë qenë në kapacitet prej 95%, ndërsa në 10 ditët e fundit ato në Zvicër janë me kapacitet të plotë.

Kluge tha se masat më të rrepta të futura nga qeveritë po fillonin të tregonin rezultate pozitive, me raste të reja javore që ulen nga mbi 2 milion në rreth 1.8 milion javën e kaluar.

“Është një sinjal i vogël, por sidoqoftë është një sinjal,” tha ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *