• |
ide | kryesore

“Guardiola ishte idhulli im, tani nuk flasim më”: Fabregas i lënë ‘në baltë’ nga tekniku spanjoll

-Instant, Sport



Mesfushori i Monacos Cesc Fabregas tani e ka lënë pas periudhën ‘e djegur’ tek Barcelona, por në një intervistë për mikrofonët e Catalunya Radio për raportin e tij me dyish-teknikët Mourinho e Guardiola nuk e ka fshehur zhgënjimin e pësuar nga katalanasi.

“Mourinho ka qenë tekniku që ma ka frymëzuar më shumë që kur u largova nga Barça. Sot vazhdojmë të flasim në telefon dhe e konsideroj një mik, më ka nduhmuar shumë gjatë asaj kohe e ndoshta kam zhvilluar një nga sezonet e mia më të mira. Me Pep, ndërkohë, nuk kam folur më. Ka gjëra që kanë ndodhur për të cilat nuk mund të flas. E pranoj që ishte idhulli im, ndoshta është personi nga i cili kam mësuar më shumë si lojtar e pastaj si trajner.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *