• |
ide | kryesore

Pësoi turpërimin më të rëndë, nga 1931: Federata gjermane merr vendimin për Loew në aeroport

-Instant, Sport



Joachim Loew do të mbetet në krye të Gjermanisë për Europianin e qershorit të ardhshëm. Eshtë ky vendimi i marrë në përfundim të mbledhjes së zhvilluar në mëngjes në aeroportin e Mynih, mes presidentit të federatës gjermane të futbollit Fritz Keller, drejtorit të kombëtareve Oliver Bierhoff e vetë teknikut. Pikërisht Bierhoff, duke folur menjëherë pas humbjes në Sevilla, ka konfirmuar teknikun. “Besimi mbetet i paprekur, kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë”, kishte nënvizuar ish-sulmuesi i Milan.

Takimi në Bavari ka dhënë rezultat pozitiv për teknikun aktual të Gjermanisë, në detyrë nga 2006-a. Pas 6-0 së rëndë të pësuar nga Gjermania në Sevilje kundër Spanjës në Nations League, u mendua një divorc mes palëve. Hipotezë e mohuar menjëherë nga Bierhoff, sipas asaj që bën të ditur Bild, që konfirmoi takimin mes drejtuesve federalë e teknikut të Panzerave.



1 Comment

  1. Po si mund ta lesh prape trainer nje idiot si ky dhe hajde budallallik hajde dhe shif kush pyetet birof lojtar kot ka ene ti rroje paraqitja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *