• |
ide | kryesore

Rama: Fajin për krerët e UÇK në Hagë e kanë vetë shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë një pjesë të fajit që ish-komandantët e UÇK-së ndodhen sot në Hagë e kanë vetë shqiptarët.

“Unë di diçka që ju nuk e dini. Për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin UÇK nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët. Ata që kanë folur, kanë mbajtur fjalime, kanë bërë prononcime nga më të hatashmet, dhe faktikisht janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seanca parapërgatitore.

Ka edhe një raport famëkeq të Dick Marty që është bërë shkak për një rezolutë. Qeveria e kohës e Sali Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërkohë ne kundër, përfaqësuesi Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër” – tha Rama në emisionin Real Story në News 24.

Rama tha se nuk e anatemon Bashën si tradhtar pasi i ka vuajtur vetë më parë këto akuza sa i përket Kosovës, por kërkon një shpjegim nga ai nga A-Zh për rolin e tij si hetues i UNMIK në Kosovë.

“Kam kërkuar diçka të thjeshtë dhe s’ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet, as përpjekje për të përdorur për një kauzë më të madhe se politika e ditës, ka lidhje se mendoj dhe besoj që kreu i PD i cili udhëheq një parti që pretendon të qeverisë vendin një ditë, na detyrohet një shpjegim nga A-ZH për rolin e tij.

Unë s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të, të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë.

Nuk është çështja për tradhti por transparencë. Një drejtues, një përfaqësues i një familje të thjeshtë siç është familja e gjithsecilit një ndërmarrje, i një skuadre sporti, lere më partie politike duhet të marrë qëndrim dhe të mbajë qëndrim.

Qoftë në raport me arsyen pse u votua nga qeveria e PD në KiE ajo rezolutë, e bazuar në raportin e Dick Marty, qoftë dhe roli i tij, ai i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, madje unë nuk besoj që dëshmitarët të kenë arsye pse të sajojnë.

Unë thjesht them që i bishtnon përballjes me të shkuarën e tij, ballafaqimin me publikun duke e kthyer çdo rast kur duhet t’i shpjegohet publikut si përfaqësues i popullit shqiptar, për të thirrur për komplot, konspiracione dhe për t’i akuzuar dëshmitarët nga Kosova si mashtrues” – tha Rama. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ky eshte kryeministri me karakurve qe ka pare Shqiperia. Burre i pabese. Ik te qifsha robt se po kenaqet vellai jot Vucic duke na pare tu honger si qente per bythen tende, per politike.

    Aq shume te ka hy frika se Lul gjumashi do te fitoje saqe po shpik lloj lloj karlliku me e nxjerr Bashen si noj prokuror serb.

    Fuck you mother fucker.

  2. Tere jeten Serbet na kane komanduar,Skennderbeu,Qemali,Zogu,Hoxha,Berisha,Basha kane qen ne krye vetem prej serbeve.
    Historia kjo eshte.
    Pordhe patriotesh.

  3. Rama di dicka qe ne se dime, lidershipi i UÇK ka folur! I bie qe Rama e di se ata qe kane folur dhe kane vepruar? Sipas Ramas ata jane fajtor qe se kane mbajtur gojen mbydhur!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *