• |
ide | kryesore

Falsifikonte analizat e tamponit të covid për 590 euro, arrestohet i riu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 28-vjeçari nga Bilishti i arrestuar 2 ditë më parë nga policia e Korçës i akuzuar se falsifikonte analizat e virusit COVID-19, me qëllim kalimin e kufirit drejt Greqisë. Ëngjëllush Bici vepronte kryesisht në qytetin e Bilishtit dhe Korçës, ku përfitonte 590 euro për të falsifikuar një analizë tamponi.


Sipas burimeve analiza e fundit që kishte falsifikuar ishte e datës 17 nëntor 2020. Ajo i përkiste një personi me iniciale L.N, por ai kishte shfaqur dyshime në kufi dhe ishte kthyer mbrapsht. Policia ka nisur hetimet dhe ka zbuluar se pas këtij aktiviteti fshihej 28-vjeçari nga Bilishti.


Në momentin e arrestimit, Ëngjëllush Bicit, i është gjetur një raport përgjigje tamponi në emrin e tij, i cili po ashtu dyshohet se është i falsifikuar sepse nga “barcode” rezulton, në emër të E.J që dyshohet se ka qenë një nga klientët e Bicit.

Ai është ndaluar për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shëndetësorë”. Një ditë më parë policia arrestoi edhe Idajet Tockën dhe Ina Veliun, për akuzën e falsifikimit të analizave të “COVID-19. Kjo dyshohet se ka qenë edhe njëra nga arsyet që Greqia mbylli kalimin në doganën e Kapshticës. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu