• |
ide | kryesore

Von der Leyen: BE mund të ketë 2 vaksina të Covid-19 në dhjetor

Arkiva, Planet



Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se Europa mund të ketë të dy vaksinat kryesore të koronavirusit të aprovuara për përdorim të gjerë muajin e ardhshëm.

Deklarata ndjek rezultate premtuese nga provat e dy vaksianve – njëra është një bashkëpunim i përbashkët midis kompanisë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech të Gjermanisë dhe një tjetër nga Moderna e SHBA, gjatë dy javëve të fundit.

“Nëse të gjithë vazhdojnë pa probleme, EMA [Agjencia Evropiane e Barnave] na thotë se autorizimi i kushtëzuar i marketingut për BioNTech dhe Moderna mund të ndodhë që në gjysmën e dytë të dhjetorit 2020,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp pas një video konference të Liderëve të BE-së.

Kreu i EMA, Emer Cooke, tha për Politico të mërkurën se ishte “shpresëplot” për miratimin e vaksinës BioNTech deri në fund të vitit.
Pasi të miratohet nga rregullatori i BE, vendet mund të fillojnë të kërkojnë të dozat.

Brukseli tashmë bleu 200 milionë doza vaksinash nga Pfizer/ BioNTech dhe po negocion për të blerë 80 milionë doza të Modernas përmes një mekanizmi të prokurimit në të gjithë BE-në dhe ka thënë që këto do të shpërndahen në vendet bazuar në shpërndarjen proporcionale të popullsisë.

Sidoqoftë, von der Leyen theksoi se miratimi i EMA-s ishte vetëm “hapi i parë” dhe se fillimisht vetëm një “numër i vogël” i dozave do të ishin në dispozicion.

“Sasia e madhe do të vijë më vonë,” tha ajo. “Kjo është e rëndësishme të kihet parasysh.”
Von der Leyen gjithashtu tha që EMA ishte “komunikim të përdithshëm” me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA “për të sinkronizuar vlerësimin” e kandidatëve të vaksinave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *