• |
ide | kryesore

Premier League, rikthehen tifozët në stadium nga 2 dhjetori: buzëqesh Southampton e Brighton

-Instant, F1, Sport

Premier League përgatitet të mirëpresë një pjesë të tifozëve të saj nëpër stadiume. Duke filluar nga 2 dhjetori, në fakt, impiantet sportive të Mbretërisë së Bashkuar mund të kthehen të presin një numër të limituar spektatorësh, në bazë të zonës në të cilën gjenden. Në ‘Tier 1’, ajo me më pak kufizime, do të pranohen deri në 4000 tifozë (ose 50% i kapacitetit në rastin e stadiumeve të vogla), në ‘Tier’ 2 do të ketë vend për maksimumi 2000 persona, ndërsa në ‘Tier’ 3 portat do të mbeten të mbyllura. Për momentin në kategorinë e parë, atë me rrezikun e infektimit më të ulët, futen vetëm stadiumet e Southampton e Brighton.


Në Premier League po luhet pa spektatorë që nga rifillimi post-lockdoën, përjashtim bëri vetëm një miqësore e fundit të gushtit mes Chelsea e Brighton. Qeveria e Boris Johnson ka njoftuar në detaje cilat limitime do të parashikohen për secilën ‘Tier’, por nuk është shpërndarë ende një listë e plotë se cilat zona do të futen në brezat e ndryshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu