• |
ide | kryesore

Champions: ‘match point’ për Juventus e Barcelona: shansi i fundit për PSG

-Instant, F1, Sport



Fitore ndaj Ferencvaros e mjafton që Dinamo Kiev të mos kalojë me sukses Barcelonën pa Messin në fushë. Bardhezinjtë mund të mbyllin në mbrëmje cështjen kualifikim në 1/8 e Champions League: kërkon ta bëjë me dy javë para kohe për tu përqendruar në kampionat. Pirlo kërkon tre pikët me hungarezët që do të kenë në vijën e parë Uzunin: një fitore e mundshme e blaugranave në Rusi ose një barazim do të eleiminonte matemaktikisht Dinamon nga gara në grupin G. Për momentin Barcellona është me 9 pikë, Juve me 6, Ferencvaros e Dinamo Kiev në kuotën 1.

Tekniku bardhezi do të hedhë në fushë Dybala, që vjen nga tre pankina radhazi, në krah të Cristiano Ronaldos. Në Budapest Joya shënoi golin e vetëm sezonal (në shtatë takime mes kampionatit e Champions): Morata është i destinuar ta nisë nga pankina. Super emergjencë në mbrojtje, pas dëmtimit të Demiral (zgjatje e muskulit ileopsoas të djathtë e 10 ditë pushim) që i shtohet atyre të Chiellini e Bonucci. Kështu, Danilo në qendër me De Ligt e debutimi sezonal i Alex Sandro nga minuta e parë.

Në grupin E Sevilla e Chelsea do të vazhdojnë duelin në distancë në pritje të ndeshjes direkte për të vendosur skuadrën që do të udhëheqë grupin. Andaluzianët me 7 pikë, aq sa Blues, do të udhëtojnë në Rusi për tu ndeshur me Krasnodar. Transfertë edhe për londinezët që do masin forcat me Rennes në Francë.

Kërkon kalimin në 1/8 edhe Lazio: nëse mposht Zenit në Olimpico kalimi është një hap larg. Në grupin F, skuadra bardhekaltër për momentin është e dyta me 5 pikë, pas Borussia Dortmund me 6. E ndjekin Bruges me 4 e Zenit me një pikë. Tre pikë sonte do ti lejonin skuadrës së Simone Inzaghi të arrinte një mission të pritur prej 20 vjetësh në një nga ndeshjet e ardhshme (në shtëpinë e Dortmund ose në Olimpico kundër Bruges). Inzaghi i beson Immobiles, që rigjen Champions, në krah të Correa. Nga minuta e 1′ në fushë edhe Luis Alberto, në qendër të një cështje që në kampin e Lazios nuk është zgjidhur edne plotësisht.

Për PSG është shansi i fundit për tu kualifikuar në Grupin H, kur në Parc Des Princes të presë Leipzig. Gjermanët me 6 pikë, aq sa United, kërkojnë të mbajnë larg francezët e Tuchel, që rrezikon pankinën. Një humbje do të ishte eleminim i sigurtë, ndërsa barazimi do ti mbante ende në lojë, në kohën kur në takimin tjetër Red Devils do të presin në Old Trafford Basaksehir, skuadra e vetme që I ka mundur deri tani.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
18:55 FC Krasnodar ? – ? Sevilla
18:55 Rennes ? – ? Chelsea
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Club Brugge
21:00 Lazio ? – ? Zenit St. Petersburg
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
21:00 Dynamo Kyiv ? – ? Barcelona
21:00 Juventus ? – ? Ferencvaros
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
21:00 Manchester United ? – ? Istanbul Basaksehir
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *