• |
ide | kryesore

Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një tjetër mjek ka humbur betejën nga koronavirusi. Doktor Ibrahim Kaziu, mjek pneumolog ka humbur betejën pasi ishte infektuar nga virusi. Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh.


Kaziu punonte pranë Spitalit të Peshkopisë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtorit. Ai ishte zgjedhur edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.


“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”- shkruan Spitali i Dibrës.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu