• |
ide | kryesore

Java e kërdisë nga Covid -19 / 98 të vdekur në tetë ditë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kjo e marë e 24 nëntorit është deri më tani dita rekord për viktimat që ka shkatuar COVID-19. Plot 19 persona që kanë humbur jetën nuk kanë arritur ti’a dalin betejës me virusin e tmerrshëm. Po të shihen rastet e vdekjeve që nga e marta e kaluar në 17 nëntor e deri më sot, rritja është e frikshme. Nëse një javë më parë vdekjet ishin vetëm gjashtë, sot kjo shifër është trefishuar. Po të bëhet një krahasim i shpejtë i numrit të vdekjeve me numrin e atyre që dalin pozitive nda testimet diferenca është e madhe, Pra numri i të infektuarve të përditshëm është aty aty në krahasim me një javë më parë, ndërsa ai i humbjes së jetëve ka kapërcyer.


Lexo me tej:


Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Ende nuk dihet nëse kjo rritje e menjëhershme e kurbës së mortalitetit  është si rezultat i rritjes së transparencës, apo si pasojë e agravimit të sëmundjes. Nga Partia Demokratike është pretenduar se shifrat janë rritur që pas denoncimit të Bashës për fshehjen e numrit të të vdekurve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë. Lexuesit mund të shohin vetë kërcimin e kurbës nga të dhënat ditë pas dite që Lapsi.al po përmbledh nga komunikatat e Minisrisë së shëndetësisë në tetë ditët e fundit.

©Lapsi.al    

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

E martë 17 nëntor

Një tjetër rekord shifrash me COVID-19 në vendin tonë. 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit.

E mërkurë 18 nëntor

711 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë

E enjte 19 nëntor

786 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. 11 qytetarë kanë ndërruar jetë në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

E premte 20 nëntor

836 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

E shtunë 21 nëntor

13 viktima dhe 737 raste të reja raportohen në 24 orët e fundit.

E dielë 22 nëntor

14 të vdekur dhe 565 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

E hënë 23 nëntor

Mbetet i lartë numri i të infektuarve dhe i viktimave prej COVID-19.  Nga 2.352 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë  me COVID-19 795 qytetarë, ndërsa 17 të tjerë kanë ndërruar jetë.

E martë 24 nëntor

744 raste të reja janë identifikuar pozitive me virusin, ndërsa 19 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

3 Comments

  1. Zoti Domi, që përdor vdekjen e së ëmës për të bërë politikë, nuk është në fakt një qytetar i thjeshtë.

    Ai ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe drejtor i Burimeve Njerezore ne Ministrine e drejtuar nga Genc Ruli.

    Pra, një eksponent i lartë i PD-së.

    Në FB-në e tij shihen foto të shumta nga aktivitetet e PD-së, por edhe komunikimet me Gazmend Koduzin, që e çoi në emisionin “Open” për të bërë denoncimin e arsyes së vdekjes së nënës së tij.

  2. I paemri rilindor i ores 23:10, pasi akuzon z. Domi se po ben politike me vdekjen e se jemes, i fut edhe nje interpretim “apolitik” dhe me pas i percakton shqiptaret si rilindore ndersa demokratet si joshqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu