• |
ide | kryesore

Kush po i përbalt bluzat e bardha?

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndjek, më bëri përshtypje një fenomen që riprodhohej si me regji.


Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e përsërisnin deri në kompleks, se akuza e tyre për fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid- 19 nuk binte mbi mjekët, por mbi zyrtarët e qeverisë, këta të fundit i hidheshin në fyt me dredhinë standarte, se po njollosin bluzat e bardha.


Pra, skenari ishte ngado i njëjtë. Atyre që u kërkohej llogari përse nuk kishin raportuar përpara publikut, as gjysmën e 1200 personave që, në këto nëntë muaj kanë humbur jetën nga pandemia, përdornin si mburojë mjekët dhe fshiheshin pas mantelit të tyre.

Lexo me tej:

Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu

Nga ky pozicion vinin pastaj me radhë të gjitha etiketimet për përfitimet politike nga fatkeqësia, për lojën makabre me humbjen e jetëve, për mosbesimin tek profesionistët, për aleancë me armikun e padukshëm, etj.

Natyrisht, fakti se është qeveria ajo që ka vendosur ta lërë mbi profesionistët e shëndetësisë barrën e manipulimit propagandistik të shifrave, nuk i bën ata të paprekshëm. Në këtë debat, togfjalëshat “heronjtë tanë”, “luftëtarët e frontit të parë të betejës”, nuk prezumojnë automatikisht, se ata janë kriteri i së vërtetës.

Në Shqipëri shprehja me guxim e mendimit të pavarur të profesionistëve mbetet një mision i pamundur. E këtu nuk kanë pse bëjnë përjashtim as mjekët.

Në një mjedis, ku policët fshehin dokumentat e interpolit për të mbrojtur deputetët që votojnë pro kryeministrit, ku inxhinjerët dhe arkitektët nënshkruajnë ekspertiza se teatri do shembej me tërmetin më të parë, ku arsimtarët e Dibrës i nënshtrohen presionit për shitjen e  votës tek ai që i ka dhënë vendin e punës, ku prokurorët nuk hetojnë dot trafikantët dhe gjykatësit lirojnë kriminelët e lidhur me pushtetin, bluzat e bardha e kanë të vështirë të sillen ndryshe.

Kush do të bindet e ka tejet flagrant një shembull të disa viteve më parë. A nuk ishin mjekë ata dy ditëzinjtë, që thanë me gojën plot nën presionin e tmerrshëm të pushtetit, se viktimat e 21 janarit ishin vrarë nga afër, pra nga vetë protestuesit, ndonëse më vonë rezultoi krejtësisht e kundërta? A nuk e vunë ata politikën mbi profesionin? A nuk gënjyen harbutshe të thyer nga makineria manipulative e qeverisë?

Pra nën trysninë e regjimeve autokratike edhe për ata që kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk është e lehtë të sillen me ndershmëri dhe profesionalitet.

Pikërisht kjo po ndodh edhe sot me trupën e mjekëve. Ata e kanë pothuajse të pamundur, në kushtet e sakrificës sublime, të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të përballur pandeminë, që të kenë edhe ndershmërinë qytetare edhe guximin intelektual edhe fuqinë profesionale për të çmontuar manipulimin e qeverisë.

Ndonëse në kartelat mortore ata e shkruajnë si duhet shkakun e humbjes së jetës, ata nuk kanë forcën të ngrenë zërin, kur një i vdekur në brendësi të spitaleve Covid, nuk llogaritet si viktimë e pandemisë.

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Ndonëse janë të informuar me atë që ndodh kudo në botë, ata e pranojnë që në këtë vend të mos ketë një protokoll të qartë zyrtar, se cilat jetë do të quhen si të humbura nga Covid-19.

Ndonëse i kanë lexuar rekomandimet e OBSH, ata qëndrojnë gojëkyçur para llogarive manipulative të qeverisë.

Pikërisht nga ky kolaboracionizëm përfiton rilindja, për të fshehur shifrat që i duhen për të thënë se nën udhëheqjen e Edi Ramës, “ne jemi edhe më mirë se Italia dhe Gjermania në përballimin e pandemisë”.   

Pikërisht se ata pranojnë primatin e pushtetit politik mbi të vërtetën shkencore, ne gjendemi në pikën ku deklarojmë diçka më shumë se 500 vdekje, kur nga spitalet ekskluzivisht Covid kanë dalë dyfishi i kufomave.

Dhe ngaqë ndodh kështu, zyrtarët e qeverisë marrin guximin, që kur akuzohen se fshehin shifrat e vdekjeve, të futen poshtë përparses së mjekëve. Ashtu siç ndodhi në emisionet e së hënës në mbrëmje, gjatë të cilëve opozita vinte gishtin mbi Ramën, ndërsa mbrojtësit e tij ia kthenin se po përdhoseshin bluzat e bardha.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Nuk po i perbalt askush mjekut pervec se ministrise dhe Edi Rames, perfshi dhe ato mjek qe dalin ne spote televizive se ato vetperbalten. Nuk eshte marre njeri me mjeket, por me zyrtaret e qeverise qe kane bere keto dallaveret, kaq gje eshte e lexueshme, se perndryshe PD do i akuzonte nominalisht me emer.

    Vertet qe njerzit nuk jane mjek, por ca gjera i dine rreth mjekimit dhe spitaleve, dhe sesi trajtohen njerzit ne dite normale e leje pastaj ne kushte pandemie.

    Se keto duan te te bejne budalla dhe te te fyejne.
    Po si nje person ne spital covid, qe ka kaluar filtrin e mjekut te familjes, 127, komitetit, dhe vete spitalit covid qe eshte enkas vetem per covid19 e ka pranuar te shtrohet aty per covid, merr mjekime per covid, i jepet oksigjen per shkak te covidit, mbahet ne monitorim prej covidit, dhe nese pacienti nuk do kishte covid nuk do nderronte jete ne kushte normale atehere me pak llogjike te thjeshte te nje njeriu modest e kupton qe shkaku i nderrimit te jetes eshte prej covid19, sic e kane shkruar dhe ne kartele.

    Eshte e turpshme sesi i hyjne teknikaliteteve si “mjeket” e qeverise, analistet relativizues si dhe spikerat e emisioneve te mbremjeve, vetem e vetem qe ta turbullojne e ta bejne sa me te rremujshme situaten dhe te mos merret vesh asgje, e ne fund te mos sqarohet askush. Merren jo arresti kardiak e jo diabeti. Ku po te mos kishin covid19, do jetonin, sic kane jetuar gjithe keto vite.

    Akademia e Shkencave do duhej ta ndante shapin nga sheqeri, ti benin dhe ato disa prezantime ne powerpoint ose video 3D si tip gjeje shkencore, po c’e do, kemi vene ne krye Gjinushin e partise dhe aty.

    ps: Dhe e gjitha kjo pa marre parasysh ato qe nderrojne jete jashte spitalit covid19, qe as i llogarisin fare, edhe pse mund te kene tamponin pozitiv.

  2. Te gjithe e dim se cfar mjekesh kemi sepse kur kemi vizituar ne poliambulance PA paguar 1000 lek te reja nuk te viziton di duhet e nuk te shikon me sy pra kjo eshte shendetedia falas . Mendo se cfar behet ne spitalet convid me keta mjek skllave te politikes , rrezik plas paraja e madhe . Fakti nje personi i kishte vdekur i jati para 3 ditesh e ky i conte skoma ushqim PA i thene se i jati kishte 3 dite i vdekur , kur e bejne me ushqimin Mendo se cfar bejne me parat . Jam i mendimit qe vetingu duhet bere edhe te mjeket per te prere marjen e lekeve nga klienti ne kohe qe paguhen nga shteti . Ketu duket mareveshja e heshtur midis shtetit dhe mjekeve e thone se kemi shendetesi falas

  3. I argumenton mjaftë kjartë Bushati dukuritë e keqqeverisjes dhe mënyrat e abuzimeve përtë fshehur të vërtetat nga publiku, por kur përmend si shembull 21 janarin, përveç “mashtrimit të mjekëve” që paskeshin deklaruar se vrasjet u bënë nga afër, përse nuk përmend edhe faktin tjetër se është po kjo qeveri që “gardistin e zjarrit” që qëlloi mbi protestuesit “me duar në xhepa”, e bëri kryetar bashkie në Mat ?
    Në debatin e mbrëndshëm tek opinion, ajo që të tërheq vëmendjen , është se avokaturën e qeverisë e bën zv/ministrja e shëndetësisë që njëkohësisht është edhe kryetare e Komitetit të ekspertëve për pandeminë.
    Meqë ministreshën e shëndetsisë nuk e kemi të profesionit, sigurisht që është mirë që kjo ministri të ketë një zv/ministre mjeke.
    Por ky Komitet u krijua për pandeminë, pra për një epidemi infektive, e jo për ndonjë sëmundje ngjitëse neurollogjike.
    Përse e pranoi doktoreshë Rakacolli këtë detyrë, kur vetë e pranoi se nuk është eksperte për sëmundjet infektive ? Akoma më keq, përse mer përsipër që të bëjë avokaturën e një abuzimi me përcaktimin e shkaqeve të vdekjeve në spitale infektive ?
    Do të ishte e besueshme të na fliste për neurollogjinë apo qoftë edhe spitalet e sëmundjeve të trurit, po çne për sëmundjet infektive ?
    Në emision u soll një dokument ku pasi përshkruhet diagnoza e infeksionit me Covid, dilet me përfundimin se paciebti ka vdekur nga arrest cardiak, pra pushmimi i zemrës.
    Në mjeksi si në çdo fushë, vdekja konsiderohet pasoja, por ama para se të publikosh pasojën, vdekjen, duhet të kesh bërë punën për të luftuar shkaqet, e llogjikisht, një pacient që është shtruar në një spital infektiv të këtij virusit monstër, shkaku i ndalimit të zemrës, nuk mund ti vihet se i ka ardhur nga ndonjë aksident autommobilistik, apo siç mund të na e skjarojë neurollogja Rakacolli nga një tronditje akute psiqike.
    Nuk ka njeri në botë të mos ta dijë sot, se viktima pre të pandemisë, kanë qenë kryesisht persona të moshuar e me sëmundje kronike të rënda.
    Vetë ministria shqiptare e shëndetësisë, për çdo ditë “skjaronte” publikun për çdo viktime se viktima kishte “sëmundje shoqëruese”.
    Në morgun e spitaleve të Kovidit, që nga marsi deri në nëntor ka një listë me emra për rreth 900 persona viktima por nga ministria janë publikuar rreth 500..
    Nëse do të niseshim me kriterin e raportimeve se “këto persona që humbën jetën” kishin sëmundje shoqëruese, atëhere asnjë prej tyre nuk duhej të figuronte si viktimë e kovidit.
    Viktima që nuk kanë pasur “sëmundje shoqëruese” në spitalet e Kovidit , më së shumti mund të jene maksimalja rreth 30 persona .
    Cilido virus apo bakter mund të shkaktojë dëmtim të përgjithshëm të gjithë organeve të njeriut, ama vdekja më e shpejtë vjen nga dëmtimi i organeve më jetike si zemra, truri, e mushkëritë.
    Po të ndalojë zemra, ndalon furnizimi i gjithë organeve me gjak, po të ndalojë funksionimi i mushkërive ndalon furnizimi me oksigjen e po të ndalojë funksionimin truri që komandon gjithë organizmin, asnjë prej organeve nuk mund të funksionojë.
    Jo më Rakacolli që është profesoreshë e neurollogjisë, por këto gjëra elementare të mjeksisë i di edhe bojaxhiu Rama e deri Tao Palla me doktoratë të vjedhur për shkencat politike.
    E pra përse duhet të meren Rakacollët me debatin “shkencor” se a e bën pula vezën apo veza pulën ?
    Nëse “përbindëshi i padukshëm” nuk qenka shkak i vdekjeve, por janë sëmundejt e tjera, atëherë përse duheshte të bëhej arrest shtëpiak në gjithë Europën e në kontinentet e tjera. ?

  4. Bluzat e bardha qe natyrshem nuk jane vetem mjeket, por dhe infermieret, laborantet etj kane plot 7 vjet Ramqenefqeverisje qe nuk njohin asnje kacidhe rritje pagash!
    Bluzat e bardha kane nga Dhjetori 2012 qe nuk marrin ate qe u jep ligji, pagen e 13 a shperblimin e fund-vitit, gjithnje prej “merites” Ramqenefqeverise!
    Tani si mos ti mjaftojne keto, bluzat e bardha jane te detyruara per te mbajtur vendin e punes qe te zbatojne dhe urdherin me absurd te pa pare kurre me pare – reduktimin e nderhyrjeve operacionale nga sikleti i kriju prej koncesioneve ne sterilizim se pari e tjereve pas tij!
    Pa u futur fare te Covid 19 pra bluzave te bardha ju eshte nxire ajo bluze nga Bloza qe hedh pa kursim mbi ta ashtu si mbi tere popullsine, Ramqenefqeveria e baglosur.

  5. Receta perfekte qe shqiptaret e thjeshte te mos semuren nga covid eshte te jetojne prane bregut te detit dhe pishave ne gjirin e lalzit.Aty ka oksigjen dhe ajer te paster me shumice .Kaja nonen muhabetit or zotrinj analista t pavarun ,erdh dita qy t andrrojm gjellet dhe jetesen qy bojn pasaniket.dhiz iz a mirakull ov fridem.

  6. Kemi 8 vjet qe perballemi me te njejtin skenar. Sa here denoncohet nje keqberje, e kapur ne faj, ripjellja ka te njejten menyre reagimi: Spostimin e thelbit te cdo diskutimi, relativizimin e te keqes, demonizimin e kundershtarit politik, perdorimin e makinerise se ndyre propagandistike, shpifjen e paturp, te gjitha te veshura me batuta te shpelara qe bejne te vjelle kedo qe nuk eshte “ne shtrat” me kete sekt te felliqur kriminal.

  7. Bushat shkrim i dobet,per te share eshte kollaj dhe per te bere evidenca nga morgu.
    Rama dihet qe ja fut kot,por Berisha dhe Tritan Shehu si mjeke qe ishin investuan ZERO ne mjekesi.e shkaterruan fare.
    Nuk rregullon gje ky shkrim i dobet.

  8. Kur sheh Rakacollin ne emisione televizive, njeriu gjendet para trilemes nese eshte Rama pacient i Rakacollit, Rakacolli paciente e Rames apo keta dy jane nderthurur aq shume me njeri-tjetrin saqe tashme nuk behet fjale per dy persona te ndryshem, por per nje person hemafrodit

  9. Surrati i baglosur i qeverise Rama qe ka felliqur dhe bluzat e bardha natyrisht, duket qarte ne ato koncesionet e famshme ne Shendetesi, ku spikat ai i Sterilizimit qe po gllaberon miliona Euro dhe qe ka detyru kete Qeveri-Bajge te urdheroje dhe reduktim te nderhyrjeve kirurgjikale, dicka qe nuk ka ndodhur kurre me pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu