• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Arkiva



Dy persona janë plagosur këtë të martë në Tiranë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G. Si pasojë e plasjes së një bombole gazi janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që bashkëshortët kanë qenë duke zjerë raki në ambientet e jashtme të banesës së tyre. Dy të plagosurit janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *