• |
ide | kryesore

Përse përlotet Mozzik në dokumentarin e Loredanës

-Instant, Paparazzi, Slider
Mozzik



Mozzik nuk kishte si të mungonte në dokumentarin e Loredanës, ku referuar përshkrimit në Instagram, do të përqëndrohet te jeta dhe karriera e saj në dy vitet e fundit.
“Nuk është e mundur që të shpjegoj dy vitet e fundit të jetës sime në një intervistë, por është e mundur t’i përshkruash me foto. Ky është traileri për dokumentarin tim me katër pjesë të xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit,” shkruan ajo. “Shumë mendojnë se udhëtimi im ka mbaruar, por ai sapo ka filluar,” përfundon reperja. Dokumentari është një bashkëpunim me Modus Mio, playlist-a më e rëndësishme gjermane për hip-hop. Në trailer shfaqet edhe Mozzik, i cili në një pjesë thotë se dikush a diçka “po e bën të qajë”, pasuar nga një moment ku ai fshin lotët.Duhet thënë se së fundmi, Loredana dhe Mozzik, prindërit e Hanës, janë përfolur vazhdimisht për një përmirësim të raportit të tyre. Foto dhe postime të shumta kanë shtuar dyshimet për një ribashkim, por asnjë prej tyre nuk ka reaguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *