• |
ide | kryesore

Sulmohen me thikë dy gra në Zvicër, dyshohet për sulm terrorist

-Instant, Lajme, Planet



Dy gra janë sulmuar gjatë pasdites të së martës në një qendër tregtare në Lugabo të Zvicrës. Dyshimet para janë se dy gratë u sulmuan me thikë dhe autoritetet franceze e kanë quajtur “sulm terrorist”. Sipas policisë franceze njëra nga viktimat është plagosur rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Më 24 nëntor, 2020 kishte një sulm të pretenduar terrorist ndaj disa njerëzve në një dyqan në Lugano. Në këtë kontekst, Prokuroria Publike Federale ka hapur një çështje penale”, thuhet në njoftimin e policisë federale në Zvicër. Nga mediat zviceriane raportohet se autorja është një femër, 28-vjeçare. E dyshuara madje thuhet se ishte e njohur për policinë federale nga një hetim për “terrorizmin xhihadist” gjatë vitit 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *