• |
ide | kryesore

Pas The Weeknd edhe Drake shpreh pakënaqësite e tij me çmimet Grammy

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy netë më parë, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tillaMirëpo pas bërjes së tyre publike, duket se ka pasur të pakënaqur, një ndër ta këngëtari me famë botërore, The Weeknd. Ky i fundit e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar, sepse këtë vit ai nuk është nominuar në asnjë kategori, pavarësisht se ka dominuar listat botërore të muzikës me hitet e tij.

Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“, ka shkruar The Weeknd.

Reagimi i The Weeknd është mbështetur edhe nga reperi Drake, i cili s’ka vonuar shumë dhe ka shprehur gjithashtu publikisht pakënaqësitë e tij.

Në një postim të gjatë në Instastory, Drake tregon ndër të tjera se ka pritur që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshojë, por në fakt ka kuptuar se s’ka për të ndryshuar kurrë.

“Mendoj se duhet tëa ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet.”- ka shkruar ndër të tjera reperi.

Më pas, ai ka etiketuar në një tjetër postim edhe disa emra artistësh që medoi se u injoruan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Lil Baby, PartyNextDoor, Popcaan Pop Smoke dhe Nicki Minaj ishin disa prej emrave të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *