• |
ide | kryesore

Gold Ag bëhet baba për herë të parë në ditën e pavarësisë, zbulon emrin e djalit të tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.
Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor, ndaj kjo ditë është bërë akoma më e veçantë për reperin.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai dha lajmin e bukur që është bërë prind për herë të parë, ndërsa ka publikuar edhe një foto me të birin.
Baba e bir kanë “trokitur” grushtat, ndërsa Gold AG ka shkruar krahas postimit fjalët më të bukura, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit.
I vogli i tyre është quajtur Gueril, teksa tregon se emrin e të birit e vendosi pikërisht data në të cilën ka lindur.
“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”- ka shkruar Gold AG.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *