• |
ide | kryesore

Ndjekësit kritikojnë Dojna Memën për mosrespektim të rregullave anti Covid

-Instant, Paparazzi, Slider



Dojna Mema u përzgjodh këtë vit për të prezantuar koncertin virtual që u mbajt me rastin e “Natës së Bardhë” për 29 nëntor. Ky koncert nuk ishte fare i zakonshëm as për artistët, të cilët u ngjitën në skenë pa publik, si kurrë më parë. Dojna ka ndarë së fundmi në rrjete sociale disa pjesë të shkëputura prej tij dhe ka treguar se sa e “çuditshme” ka qenë si eksperiencë.

“Disa nga momentet e prezantimit më të pazakonshëm (pa publik) të Natës së Bardhë”, ka shkruar Dojna.

Mirëpo ndjekësve të saj ju ka tërhequr vëmendjen fakti që ajo shfaqet shumë pranë artistëve në skenë. Dikush e ka kritikuar moderatoren për mosrespektimin e distancës, duke theksuar faktin se mbi të gjitha mund të rrezikojë shëndetin e gjyshes së saj, që tashmë është shumë e famshme.

Dojna ka treguar se ajo e ka kaluar koronavirusin dhe nuk përbën asnjë rrezik, sepse vazhdon të jetë imune duke pasur antitrupa.

E kam kaluar Covid-19 dhe sipas analizave të fundit vazhdoj të jem imune duke mos përbërë rrezik për të tjerët, aq më tepër për gjyshen”, është përgjigjur Mema.

Kujtojmë se Dojna prej muajsh është shkëputur nga ekrani, që nga momenti që hoqi dorë nga emisioni i saj “Pop Culture”. Moderatorja tashmë i është përkushtuar kanalit të saj në “Youtube”, ku deri më tani ka publikuar dy video me gjyshen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *