• |
ide | kryesore

Champions/ Real Madrid refuzon mundësinë e ‘biskotës’ anti-Inter: “Nuk është në ADN Blancos”

-Instant, Sport



Tek Real Madrid nuk duhet vetëm të fitosh por edhe të bindësh. E kështu, kur nuk arrin ta bësh këtë, për më tepër me rezultate zhgënjyese, edhe të paprekshmit e humbasin imunitetin e fituar me kohën. Pankina e Zidane, pas humbjes kundër Shakhtar, nuk është më e sigurtë, e ardhmja e tij është e paqartë e lidhet me një kualifikim në 1/8 e Champions që edhe mund të mos vijë. Shtypi spanjoll është unanim në qendrim: sfida kundër Borussia M’Gladbach në 9 dhjetor, të mërkurën e ardhshme, është vendimtare.

Paradoksi i Real Madrid është ky: në grupin më të ekuilibruar e të cmendur të viteve të fundit, Blancos mund të shkojnë në 1/8 si të parët ose të mbeten në fund. Fitorja e Inter kundër Borussias i ka dorëzuar Realit mundësinë të vendosë në pavarësi fatin e tij: nëse fiton shkon përpara, nëse barazon varet cfarë ndodh në Inter-Shakhtar. Nëse humbet, mirupafshim… Ja përse në Spanjë refuzojnë hipotezën e “biskotës” që i frikëson aq shumë zikaltrit e Inter: e refuzojnë sepse nuk është mbi të gjitha – shkruajnë – në ADN e Real e sepse në cdo rast në këtë situatë është e rrezikshme, nëse jo e pamundur të bësh llogari apriori.

Kështu, Zidane duhet të fitojë e të bindë sepse edhe humori i sponsorit të tij të madh, presidentit Florentino Perez, po humbet. Krizë rezultatesh (vendi i katërt në Liga me 3 humbje në 10 ndeshje, përtej situatës në Champions), administrimi i dhomave të zhveshjes jo bindës e impakti me ambjentin gjithnjë e më i dobët. E tani, ndeshja e fundit e grupit bëhet vendimtare për Real e Zidane. Në sfond, janë përcaktuar fytyrat e zëvendësuesve: brenda shoqërisë ka nga ata që kandidojnë flamurin e klubit, Raul, por më i akredituari është Mauricio Pochettino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *