• |
ide | kryesore

Sot skadon afati i masave shtrënguese/ A do izolohemi më ashpër?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot është dita e fundit e masave kufizuese të pjesshme që u ndërmorën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, tre javë më parë, dhe që përkonin me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 të mbrëmjes.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

 “Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftonte MSH.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja, sa kohë që numri i infektimeve ditore vijon që të mbetet në një nivel shqetësues, ndërsa numri i pacientëve në spitale, arrin rekord ditë pas dite.



2 Comments

  1. te ve gjobe fshatari me uniforme qe as masken sdi ta vendosi. ah me det jeni per te ardhur keq ju aty ne shqiperi

  2. Ti rri aty ne belgjike, s’ka problem!
    Na ler se kemi Shokun Tai dhe Lalillumin qe i shkojne nga pas Liderit Sumprem dhe Barkprem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *