• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga kënga e re e Albanit dhe Arilenës

-Instant, Paparazzi, Slider



Para disa ditësh u raportua se Arilena Ara dhe Alban Skënderaj kanë përgatitur një super bashkëpunim që pritet të vijë së shpejti. Dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi.Por, sot dy artistët kanë zbuluar titullin e projektit që është “A i sheh”. Në foton e publikuar prej tyre në rrjetet sociale, ata shihen përballë njëri-tjetrit mbi një kodër.Raportohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë, teksa kujtojmë se kjo është hera e parë që ata bëhen bashkë në një projekt. Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *