• |
ide | kryesore

Në Shqipëri, 1 në 3 tamponë del pozitiv me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënua sërish një ndër nivelet më të larta të vdekjeve nga Koronavirusi. Autoritetet njoftuan të premten se kishin humbur jetën në spitale 18 persona. Deri më tani, shifra më e lartë ditore e vdekjeve është shënuar më 24 Nëntor, me 19 viktima. Edhe rastet e reja janë rikthyer mbi kuotën e 800 të prekurve. Sipas të dhënave zyrtare pas 2.264 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë.


Në një analizë të Zërit të Amerikës thuhet se sërish bie në sy pozitiviteti i lartë, me 35.3%. Pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) është tregues i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Përqindja e tij ka ardhur gjithnjë në rritje. Mesatarja e muajit nëntor arriti në 27%, nga 19.6% që ishte muajin e mëparshëm. Ndërsa java e shkuar u mbyll me një mesatare prej 30.3%.


Tregues i një përhapjeje në rritje janë dhe shifrat që vijnë nga spitalet, ku përveç numrit të lartë të pacientëve, është rritur dhe ai i atyre që janë në gjendje të rëndë. “Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, nga të cilët 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar” bëri të ditur ministria e Shëndetësisë. ©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu