• |
ide | kryesore

Video/ Tris fitoresh për Inter, provokimi nuk i bën punë Mihajlovic: derbi i Torinos ‘vishet’ bardhezi

-Instant, F1, Sport, Video



Inter mposhti 3-1 Bolonjën në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 10 të Serie A, duke vënë nën presion kryesuesit e Milan. Zikaltrit e Contes morën avantazhin në të 16′ me golin e të zakonshmit Lukaku, që u imponua me fizikun e tij ndaj Tomiyasu. Pastaj u ekzaltua Hakimi, që para pushimit finalizoi një asist të Brozovic e në të 70′ fiku me një aksion personal shpresat e rikuperimit të Bolonjës, në gol me Vignato në të 67′. Fiton me përmbysje në derbi Juventus, që ndizet vetëm në pjesën e dytë, pasi pa të shënonte N’Koulou, me golat e McKennie e Bonucci.



Tre gola, tre pikë e fitorja e tretë radhazi në kampionat. Inter i Contes duket se ka gjetur rrugën e duhur pas disa lëkundjesh në fillim të kampionatit e me dy nga lojtarët imazh, si Lukaku e Hakimi, likuidoi Bolonjën me një 3-1 të pastër. Goli i pësuar nga Vignato në pjesën e dytë është njolla e vetme në një përfaqësim bindës të Inter, asnjëherë në vështirësi e për fraksione të gjata loje nën kontroll të ndeshjes, duke patur mendjen edhe në sfidën vendimtare në Champions League kundër Shakhtar.




ITALY – SERIE A
Spezia 1 – 2 Lazio
Juventus 2 – 1 Torino
Inter 3 – 1 Bologna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *