• |
ide | kryesore

Javë historike në Premier League: kthehen tifozët në stadiume pas 271 ditësh

-Instant, Sport



Fundjavë në një farë mënyre historike në Premier League, sepse kjo fundjavë do të shohë në fushë në 5 stadiume të kampionatit anglez (edhe pse në numër të limituar maksimumi 2mijë tifozë për ndeshje) 271 ditë pas herës së fundit. Lajmin e ka dhënë qeveria britanike, që kishte bërë të ditur rihapjen e impianteve me kapacitet të reduktuar e se numri i biletave të disponueshme do të varej nga zona e skuadrës së interesuar.

Ja përse javë ‘vetëm’ 10 skuadrat që do të kenë mundësinë të mirëpresin 2mijë tifozë e janë ato të Zonës 2: Arsenal, Brighton, Chelsea, Crystal Palace, Everton, Fulham, Liverpool, Southampton, Tottenham e West Ham. 10 skuadrat e tjera (Aston Villa, Burnley, Leeds, Leicester, Manchester City, Manchester United, Newcastle, Sheffield United e West Brom) gjenden në të ashtuquajturën Zona 3 e do të vazhdojnë të luajnë me dyer të mbyllura deri në një dekret të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *