• |
ide | kryesore

OBSH: Vaksina nuk nënkupton zero COVID-19

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mbërritja e disa vaksinave efikase kundër COVID-19 dhe optimizmi që i shoqëron nuk duhet të ulin kujdesin, sepse ato nuk do të eliminojnë virusin.

“Vaksinat nuk nënkuptojnë zero COVID”, konfirmoi Mike Ryan, i ngarkuar për situatat e urgjencës në agjencinë e OKB-së duke shpjeguar se vetëm vaksinat nuk mund të bëjnë punë.

“Ne kemi arritur në një pikë lakimi të pandemisë. Ne u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të bëjnë përpjekje përballë COVID-19”, shtoi ai.

Në krah të tij, zyrtarja e ngarkuar me menaxhimin e pandemisë në OBSH, amerikanja Maria Van Kerkhove, i bëri thirrje popullatës që të reflektojnë vërtet atë që bëjnë gjatë sezonit të festave të fundvitit në mënyrë që të kufizojnë transmetimin e koronavirusit.

“Vendimet që ne marrim tani (…) mund të nënkuptojnë jetën ose vdekjen për ne, për familjen tonë”, shtoi ajo.

Pandemia e koronavirusit, që ka prekur 65 milionë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,5 milionë, ka fillaur të përshpejtohet në botë, ndërkohë që projektet për vaksinime masive janë përcaktuar në disa vende.

“Progreset e realizuar në fusën e vaksinave na japin të gjithëve moral dhe ne mund të fillojmë tashmë të shohim dritë në fund të tunelit”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.



3 Comments

  1. Tek cili tunel po e shihni kete drten ju kllounet e OBSH?
    Mbase tek tuneli i bythes se Kill Gates ose Nazi Sorros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *