• |
ide | kryesore

Shkodër/ Vetëvritet me automatik një 46-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra, ku një 46-vjeçar me inicialet B.M. është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.

Çfarë thotë policia 

Më 05.12.2020,  në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *