• |
ide | kryesore

Merkel: Vetëm mbyllja e bareve dhe restoranteve nuk mjafton

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka thënë kolegëve të partisë së tij që masat ekzistuese të kufizimit – me bare dhe restorante të mbyllura – janë të pakta për të kontrolluar virusin.

“Situata po bëhet shumë serioze, këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të kaluar dimrin”, është cituar të ketë thënë ajo sipas pjesëmarrësve në një takim me ligjvënësit e bllokut të saj konservator.

Numri ditor i infektimeve nuk është duke u rritur shumë sikurse ditë më parë në Gjermani, ekonominë më të madhe në Evropë, mirëpo megjithatë shifrat janë të larta, duke përfshirë ato të viktimave.

Markus Soeder, kryetar i Bavarisë, landit që ka numrin më të madh të viktimave me koronavius, ka thënë se është i sigurt që disa liderë kombëtarë dhe rajonalë do të pajtohen për masa më të ashpra para Krishtlindjeve.

Ata janë pajtuar paraprakisht për të mos rishikuar masat kufizuese deri më 10 janar.

Ndonëse vaksinat pritet të ndihmojnë në kontrollim të pandemisë, numri i tyre është i kufizuar, që nënkupton se vetëm disa grupe të caktuara, përfshirë të moshuarit do të mund të planifikojnë vaksinimin gjatë dimrit.

Të dhënat e Institutit Robert Koch, që merret me sëmundje infektive në Gjermani, kanë treguar për 12,332 raste në 24 orët e fundit.

Numri i të vdekurve përgjatë kësaj periudhe është thënë se ka qenë 147, duke e çuar në 12,919, numrin e të vdekurve me koronavirus në Gjermani./ REL



1 Comment

  1. Jepi o Angela jepi, kyci te gjitha, o sherbyese e zellshme e “Rendit te Ri Boteror”! Sa i shkon dhe maska, si engjell duket, engjell i VDEKJES. Dhe njerzit rrine e vrasin mendjen se si arriti te vije nazismi ne pushtet ne nje vend me demokraci te gjate si Gjermania. Kur shumica e njerzve jane ne gjume ose bejne sehir, i hapet rruga diktatures. Kurse ata te pakte qe ngrihen i quajne “ekstremiste te djathte”. Kush e kujton si i quante Ramiz Alia studentet dhe protestuesit e vitit 1990? Dhe pastaj nuk ka fytyre njeri te thote se “kush e dinte, nuk na tha njeri”!

    Nje miku im ne Gjermani me thote se tani njerzit kane frike te flasin…. ah te keqen e Perendimit, c’fund i mjere!….. O burra, vaksinen tani! ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *