• |
ide | kryesore

Raporti i BE-së: Bota përjetoi nëntorin e saj më të nxehtë të regjistruar në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Sipas një raporti alarmues nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus të Bashkimit Evropian raportohet se bota sapo përjetoi nëntorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Në rajonet e gjera në të gjithë Evropën Veriore, Siberinë dhe Oqeanin Arktik, temperaturat ishin shumë të larta, ku arriti që akulli në dete të ishte në nivelin e dytë më të ulët, të parë ndonjëherë në nëntor.

Gjithashtu temperatura mbi mesataren kishin edhe Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Pllaja Tibetiane, Antarktida lindore dhe pjesa më e madhe e Australisë. Muaji nëntor në mbarë globin ishte pothuajse 0.8 gradë Celsius mbi mesataren për 1981-2010, dhe 0.1C më i lartë se vitin e kaluar, dhe kjo nxehtësi e pazakontë vjen nga efekti ftohës i La Niña.

Drejtori i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës tha se nëntori ishte “një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë” globalisht dhe temperaturat në Arktik dhe Siberinë Veriore mbetën vazhdimisht të larta, ndërsa akulli në dete ishte afër shtrirjes më të ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *