• |
ide | kryesore

Berisha: Ky regjim po largon Shqipërinë nga NATO

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te pensionistët, për të cilët tha se nuk u është rritur pensioni në 10 vitet e fundit edhe pse çmimet vetëm rriten



Sali Berisha e nisi sot fjalën e tij me një bekim për NATO-n. Në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë aleancë, Berisha u shpreh se kjo ishte realizimi i ëndrrës më të bukur, më të rëndësishme të një kombi.

Berisha thotë se sot pas 15 vitesh Shqipëria de facto nuk është më anëtare politike e aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi siç shprehet ai ‘Edi Rama ka shkelmuar çdo parim madhor politik të kësaj aleance’.

Ai thotë se ‘Edi Rama ndërtoi në këto vite, në vendin anëtar të NATO-s, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në NATO dhe në Europë’.

“Të dashur miq, 15 vjet më parë, në shndërruam një ëndërr të madhe në realitet. Por sot pas 15 vitesh, Shqipëria de facto nuk është më anëtare politike e aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi Edi Rama ka shkelmuar çdo parim madhor politik të kësaj aleance.

Aleanca është klubi i vendeve të lira demokratike, kurse Edi Rama ka rrëmbyer votën shqiptarëve, nuk bën zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij të zeza.

Edi Rama me regjimin e tij de facto po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga NATO-ja. Ai ka vendosur mbi qytetarët e tij regjimin e vjedhjeve më të mëdha në historinë e tyre. Ai ka vendosur në Shqipëri, arrestimet politike dhe përpjekjen për zhdukjen e opozitës.

Edi Rama ndërtoi në këto vite, në vendin anëtar të NATO-s, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në NATO dhe në Europë. Edi Rama, njëlloj si Oleg Deripaska, pagoi me para krimi, kryezbuluesin e SHBA për të treguar se është edhe ky një horr si horri rus dhe asgjë tjetër”, tha Berisha.

Le të zotohemi -tha Sali Berisha – që ne që ‘anëtarësuam Shqipërinë në NATO do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë’.

“Miqtë e mi, mrekullia e 15 viteve më parë, anëtarësimi në NATO na fton ne të rivendosim parimet e lirisë në Shqipëri, për të qenë anëtar i denjë i aleancës së Atlantikut të Veriut. Na fton ne të rikthejmë votën e lirë. Na fton ne të përmbysim narkoshtetin.

Na fton ne të përmbysim këtë qeveri trafiqesh, krimi, vjedhje, droge. Të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve. Të shpëtojmë ushtrinë tonë nga kthetrat e tmerrshme të korrupsionit të këtij regjimi. U bëj thirrje të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, të mos harrojnë se te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut, është një vagabond, është një zyrtar i lidhur me krimin. Ndaj dhe të kenë kujdes prej tyre në çdo takim, në çdo mbledhje, në çdo gjë. Edhe njëherë, gëzuar këtë ditë të madhe. Le të zotohemi ne, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë. Se do përmbysim armiqtë e NATO-s në Shqipëri. Se do qëndrojmë me NATO-n në çdo betejë, në çdo përpjekje, në çdo fitore. Rroftë NATO-ja, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.



2 Comments

  1. O non grate, ti me njerezit e tu te afert pak dite para se te merrej vendimi per hyrjen ne Nato tentove ta sabotosh vendimmarrjenduke hodhe ne ere Gerdecin me 26 te vrare dhe qindra te plagosur por fale SHBA dhe Presidentit Bush ne jemi ne Nato.

  2. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *