• |
ide | kryesore

Flet xhaxhai i të riut që u vra nga policia: S’kishte armë, të zbardhet ngjarja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Xhaxhai i Klodjan Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia natën e kaluar 100 metër larg banesës në rrethana ende të pasqaruara, mohon që nipi i tij të ketë pasur armë me vete. Në një prononcim për mediat, ai tha se nipi kishte pasur dy hurma në dorë dhe kishte dalë të pinte një kafe. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes nga shteti, por apeli i tij ka qenë dhe për gazetarët.

Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin.

Dhe në emër të vëllait kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se si ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na e zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”, deklaroi xhaxhai i viktimës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45. Burime zyrtare nga policia thanë se 25-vjeçari me inicialet K.R., nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur me pistoletën e shërbimit. I riu humbi jetën në spital.

https://www.youtube.com/watch?v=5-GkFk52c_0&feature=emb_title



4 Comments

  1. ne oren 2 te mengjesit ka dale me pi kafe ! Po mor placo po se ty te ka ngjare. Nuk kishte arme po kishte vetem nje leve

    1. E verteta eshte ne mes , ke te drejte se orari ishte jo i duhuri , por ama me ju rilindasit ka dicka te bukur.
      Kur kjo gje ndodhi ne amerike para ca muajsh ju me komentet tuaja ishin kundra policise ne kete rast . Jeni te cuditshem per zotin , e mos me thuaj qe nuk je rilindas

      1. Ai nuk eshte rilindes, por robqir. Ishalla po ja rrasin noj kokerr plumbi dhe robqirit rilindes pse ju ka ul maska 2mm poshte hundes.

  2. Gabimi i atij djalit (R.I.P) ishte orari dhe se ka ikur me vrap (nese eshte e vertete).

    Por cudi me vjen me keta xhandaret tane me bojra dhe xixa. Duhej me patjeter ta kishte goditur per vdekje?! Sepse kemi pare naco me pistoleta, qe eshte mbledhur nje komisariat i tere, derisa i kane i vene prangat dhe si kane shkrehur nje fishek.

    Nuk e kuptoj, mbase kjo qenka policia qe duam. Booh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *