• |
ide | kryesore

Policia pranon krimin/ A ishte i armatosur 25-vjeçari Klodian Rasha?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Policia ka pranuar se vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha pranë shtëpisë së tij ka qenë në shkelje të ligjit. Në një njoftim të shpërndarë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave thuhet se nga hetimi del se polici me inicialet N.H qëlloi për vdekje Klodian Rashën në kundërshtim me ligjin.

“Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme. Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.

Pranimi i fajit nga ana e policisë erdhi pas hetimeve që kreu Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave gjatë ditës së sotme. Gjatë ditës policia kishte dhënë edhe dy njoftime të tjera për ngjarjen.

Në njoftimin e parë të shpërndarë për mediat mëngjesin e kësaj të marte shkruhet se Klodian Rasha “i drejtoi punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri” dhe ai në mungesë të ndriçimit ka qëlluar:

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Në njoftimin e dytë të policisë bëhej me dije se në zonën përreth u gjet një armë që dyshohet se i përkiste Klodian Rashës.

“Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë”.

Fakti që viktima ka qenë i armatosur e përmend edhe njoftimi i fundit i SHÇBA-së.

“Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë”

Klodian Rasha u vra pak metra larg shtëpisë së tij me dy plumba një në shpatull dhe një në kokë. Por familjarët e tij kundërshtojnë faktin se ai ishte i armatosur. Xhaxhai i Klodian Rashës, ndërsa kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes tha se nipi i tij i kishte thënë familjarëve se do të dilte për një kafe.

“Unë jam xhaxhai i Klodianit. Klodi është një djalë ish-oficer. Kam dëgjuar që thonë se ka pas armë. Kjo është në mënyrë absolute e pavërtetë. Ai ka qenë i sëmurë, është kuruar me ilaçe për nerva. Dhe herë të tjera ka qenë edhe i shtruar për këtë punë. Tani ai nuk ka pasur armë, ka punuar gjatë ditës me babën e vet. Më vonë është ndjerë i lodhur. Është shtrirë në krevat dhe ka dalë në orën 2 të natës apo më para. Unë s’kam qenë këtu, nuk mund t’jua them orën ekzakt.

Ka dalë me pi një kafe, kur ka njodtuar policia vëllain sepse djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar gjoja se është arrestuar djali. E kanë marrë e kanë çuar në drejtori, më vonë kanë thënë se djali ka bërë aksident me policët. Më vonë i kanë thënë se ky ka vdekur. Më ka njoftuar vëllai dhe kam ardhur këtu. Më gjatë nuk di çfarë t’ju them.

Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Tani na thane përfundimisht se ai ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, por jo tani. Gjatë ditës ka qenë duke punuar.

Çfarë armësh more zotëri?!

Baba i vet ka qenë duke fjetur mor. Ai ka shkuar se më ka kapur djalin policia. Nuk dimë asgjë, vetëm na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin.

Dhe në emër të vëllait, kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Unë ju jap një garanci, që vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se s’ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodhur, se si është mërë kjo më gjatë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë është të na e zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”, deklaroi xhaxhai i viktimës.

Siç thotë edhe policia, pistoleta është gjetur në një nga rrugicat ku ai ka vrapuar për t’i iku policisë, ndërkohë që mësohet se ky vend është 80 apo 100 metra larg vendit ku ai ka mbetur i vrarë.©Lapsi.al



17 Comments

  1. Si policia e enjdhjerit edhe policia e edverit! Ky qen rrugesh po ferkon duart nga qejfi sepse eshte shpirt zi, por jo trim! Nuk e ka bere deri tani se ka frike , jo se nuk e ben qeni, fakti qe po bene te pamunduren per ti ngordhur per buke shqiptaret e tregon, Eme nje gure vert dy zogj …i gezohet vjedhjes dhe rrit mjerimin! Ky eshte laitmotivi i birit kurves!

    1. KJO ESHTE SHPREHJE NATYRALITETI, MENDIM KONSULTATIV,MESAZHI DOBIS JETES SHPRESES,ZGJILLJES thotë:

      nuk e di cfar ,kan ne planet e fshehta ,qeveritaret,e perzier nga gjitha etnit,kunder shqiptareve,

      uk e di cfar kan ne plan fqinjit tan me tendenca ndaj nesh prej ,nje shekulli per asimilimin ton,
      nuk e di cili eshte plani nderkombetar i fuqive te mella ndaj nesh,
      por disa gjera i di mire,qe padrejtesija ka antivlerat ,faktet ndollemi ne ekstrem,
      nje shtet i falimentuar i pashpallur,nisur nga reformat ,boxhet qe ju ka ishpronarve,boxhet qe kan zhyt popullin peng te tyre,shpopullim shkatrrim urrejtje percarje,ketu reflektohen interesat e gjithe fuqive te medha qe rrezikohemi te kthehemi ne fushbeteje konfliktesh interesi,perfundimisht lufte ,jan renditur gjith ne rralle se kush te perfitojne zgjerojn interesin tek nje komb i coptuar shkatrruar,nje loj e malle mbi kurrizin ton,si mund te shpetojme,nga te gjith,,mbani mend mire,koha nuk pret,
      AI QE ME MALLESHTI TE VET NA KRIJOJ,KRIJOJ DHE ULLZOJ ,E PERMBYLLI MESHIREN E TIJE MBI NE,,KUSH KERKON ALLAHUN ALLAHU DO TI MJAFTOJN ATIJE,KJO ESHTE FJAL E ALLAHUT JO E IMJA,SHPETIMI I ASKUJT NUK GJINDET,AS,ME GRABITJE AS ME IMORALITET AS ME LUFT AS ME TEKNOLOGJI SHKATRRUESE,POR VETEM SIPAS ULLZIMIT HYJNOR,THJESHTE SIKUR GJITH TE,ANGAZHOHESHIN SIPAS NIVELIT NE MENDIME FJAL DHE VEPRA TE MIRA,,SI THOT I MALLI ZOT,MENGJEHERE SEJcILI DO BENTE PJES NE 1 MGA 4 GRUPET NJERZORE QE MBROJN VENDIN NGA MOS SHKATRRIMI,1 DIETARET 2 ULLHEQESIT E DREJT 3 LUTJET E BESIMTAREVE,4 GUXIMTARET,NESE NE SI POPULL I DORZOHEMI TE MALLIT ZOT ME BESIM LUTJE DHE VEPRA TE MIRA ,NE NE MEZIN TONE DO KEMI QARTESI GJALLERI ZGJILLJE SIGURI PAQE SHPRESE SHPETIM,KRIJIMIN ORGANIZIMIN E FUNKSIONIT ZGJILLJEVE E BERI I MALLI ZOT NE NA LA ME TE LEHTEN,ANGAZHIMIN THOT I MALLI ZOT,RESPEKTONI PRINDERIT PO TI RESPEKTOJME ,PLUS SEVAPIT ,MBYLLEN AZILET AI PROBLEM,THOT I MALLI ZOT EDUKONI FEMIJET KERKONI DITURI ME ALLURONI MU LUTENI RESPEKTONI GRAT FAMILJEN TE AFERMIT BEJUNI MIRE ATYRE ,MBANI LILLJE ME FAREFISIN,NDANI ZEKATIN LARGOHUNI NGA KAMATA BIXHOZI ALKOLI IMORALITETI MBYLLEN KETO PROBLEME,ARRIHET UNITETI,FUTEN VLERAT IKIN ANTIVLERAT,THOT I MALLI ZOT,MERRNI NGA 2,3 DERI 4 GRA TE ZBATOHEJ NUK DO BEHESHIN PROSTITUTA ,NUK DO DERGJESHIN VAJZA DHE GRA PER TE PASUR NJE BURRRE POR DO KISHIN NJE STREH ,THOT I MALLI ZOT MBULONI GRAT,ME MBULIMIN E TYRE ESHTE MBULIM I NDERIT RUAJTJE EKONOMIS ,JO SHPENZIME KOLOSALE ME VESHJE MODERNE PARFUMNA QE PER KUSHTET E JETES PAK I PERGJIGJREN LUKSIT,POR ME NJE MBULES THJESHTE RUAN EKONOMIN,PER NJE SHEKULL KET NA BENE NA LARGUN NGA FEJA QE NA RREGULLLON DHE FUTEN INTERESIN QE NA SHKATRRON PADREJTESIJA GJAT ZHVILLIMIT NUK KA ASNJE GJE POZITIVE VEc NEGATIVES,ANTIVLERES,TE GJITH E PROVUAM PADREJTESIN,DHE PO E SHIJOJME PER BUKURI,U MUAR PRONA,U MUAR NDERI ,TANI PO PREGATITEN TE NA MARRIN JETEN ,TE TRIJA JAN TE SHEJTA,DHE PER TE TRIJA KEMI URDHER NA ZOTI MALLERISHEM TE VETMBROHEMI,ZHVILLIMET E SHEKULLIT KALUAR NA VUN NE GJUM DUKE NA ZHVESHUR NGA TE GJITHA VLERAT FAKTET E ZHVILLIMIT JAN MAS BINDJE PER GJITH PER TE GJITH PER TE KUPTUAR PRANUAR DHE MBROJTUR DOMOSDOSHMERIT,QE ESHTE E VERTETA,KJO ESHTE FRYMARRJA JON,VULA ZGJILLJEVE MBI TOKE,PJES E NATYRALITETIT TON ,TE GJITH DUAM TE DREJTEN DHE URREJM PADREJTESIN,NUK JEMI AS TE PAGABUESHEM DHE AS TE PANDREQESHEM ,NEVOITET PAJTIM I BRENDESHEM KOMBETARE,KETE SE ARRIT KUSHDO POR NJERZ DHE POPULL ME VIRTYT, POPULLI SHQIPTARE I KA NE GEN KETO KRITERE,DUHET QE URREJTJEN TA KTHEJM NE RESPEKT ,LUFTEN NE PAQE DHE KESHTU PROBLEMET KTHEHEN NE ZGJILLJE VETEM PERMES ULLZIMIT HYJNOR,NESE ARRIM KETE NE ZHVLEFTESOJME ,GJITHA TENTATIVAT ,E KUJDO TE PADREJTA NDAJ NESH,JEMI SI POPULL RRETH 100VITE EKSPRIMENT SI NE BURG NUK JEMI PYETUR PER ASGJE DHE JEMI NGARKUAR ME GJITHcKA TE KEQE SISTEME POLITIKA BORXHE MARRVESHJE QE VETEM SE KAN RENDUAR MBI NE ,TANI KEMI TE DREJTEN MBASI GJITH NA GENJYEN ,NE SI KEMI BORXH KUJT ,SE KUR SPYETEMI ,NUK PERGJIGJEMI,NE KEMI TE DREJTAT TONA QE ZOTI NA I LLA DHE NE TE VENDOSIM VET TE DREJTAT TONA NE VEND BRENDA NESH,PERMES VLERAVE,KESHTU BEHEMI NE GJENDJE TE KEMI PERFAQSUES VLERASH QE NA ULLHEQIN MBROJNE PERFAQSOJN KUJDESEN PER NE,TJETER SHPETIM VEc TE MALLIT ZOT ULLZIMIT TIJE NUK KEMI,SI INDIVID DHE KOLEKTIV, I FTOJ BASHKOMBASIT E MIJE INTELEKTUALE ,TE GJITHA NIVELEVE,TE RRESHTOHEN NE MENDIME FJALE DHE VEPRA TE MIRA SI THOT I MALLI ZOT,TE JAPIM MESAZHIN E QARTE KUJDO NE GJITHA POZIcIONET E JETES ASHPER DUKE KUNDERSHTUAR PADREJTESIN ME GJITHA SAKRIFIcAT DERI NE VETMOHIM PO ASHTU DHE NE UNITET,KESHTU MERRIN MESAZHIN E QART STOP TE GJITH SE KOMBI SHQIPTARE ME NUK DURON PADREJTESIN AS TE IMPORTUAR NGA TJERET NE MEZIN TONE DHE AS LEJON QE DIKUSH TU BEJNE PADREJTESI SIKUR ME GUR THIKA ,TRUP PER TRUP ME KEDO TE LUFTOJME SE TASHME KUR ASNJERI KUDO NE BOT NUK DURON PADREJTESI TI BEHET,DHE KERKON TE DREJTAT E VETA NE TASHME NA I MBARUT TE DREJTAT DHE KERKONI TE NA JEPNI ELEMINIMIT TON SHPOPULLIMIN ZHDUKJEN STOP,STOP STOP ,KESHTU SJU DURON KUSH ME ASNJE SEKOND KEMI TE DREJTE TE JETOJM NA LLA ZOTI KEMI TE DREJTAT E PRONES SI INDIVID DHE KOMB,DHE JU PERDERI SA NE EKZISTOJME NUK MUND TI GEZONI ME NE ASNJE RRETHAN SHQIPTARET KAN ZOT QE U DEL PERZOT,ZOTI NE QELL ULLZIMI TIJE PERFAQSUESIT E VLERAVE ,GJITH NJERZIMIN SI OPINJON DUAN TE DREJTEN DHE URREJN PADREJTESIN,KURSE ATO QE BEJNE PADREJTESI JAN PAK KAN KLUNDER FUQIN ME TE MALLE ZOTIN E GJITH FUQISHEM GJITHDITUN GJITHFALES DHE PSE RRETHANAT DHE SPROVAT JAN TE MEDHA DO TA SHIHNI SE NESE I MBESHTETEMI TE MALLIT ZOT NE UNITET MENDIMI DHE VEPRIMI NE MEZIN TON DO TRIUMFOJN E MIRA MBI TE KEQEN ,ME HIR APO PAHIR ME NE OSE PA NE I MALLI ZOT PERcAKTIMIN E VET E KA BER RALITET NDESHKON VEPERKEQIT TE PADREJTIT FAL TE PENDUARIT DHE SHPERBLEN TE DREJTIT,KET E KA GARANTUAR,NESE HESHTIM BEHEMI DEMTUES TE VETES,VARET KE NJERZIT ZGJELLIN ,VETEM KJO ESHTE E VERTETA E SHPETIMIT TON,RESPEKT PER TE GJITH

    2. Eshte shume mire ne qofte se polic ne panik e super Ka kaluar normate ligjore dhe rregullat policija te pranoje fajin!! Por pytja shtrohet se
      pseLulzimm Basha e Sali berisha Kure vrane 4 vete dhe plagose me 10 tra te tjer dirke me urrdher nga Lulzim Basha e Sali berisha unk pranoji as edhe nje njeri fajin

      1. dmth te presim te vriten dhe nja 3 te tjere te behen barazim dhe athere ti kerkojme doreheqje ketij? A te pjerdhsha trute mor sufllaqist

      2. Sipas këtyre kungujve që për të zhurmuar vrasjen pa asnjë të drejtë ligjore të një djali nga një polic i identifikuar, hidhen në një ngjarje të kaluar të hetuar e gjykuar (21 janari) si mundësi për ta shpëtuar policin kriminel nga përgjegjësia, apo edhe ministrin e mbrendshëm që të mos japë dorheqjen.
        Ma së pari, duhet tju kiutoj të gjithëve që përmendin 21 janarin, përfshi këtu edhe Bushatin, ka 7 vite që në pushtet është otganizatori i asaj proteste së dhunëshme me katër viktima.
        Cili ishte shkaku e cilat ishin pasojat e asaj proteste ?
        Edi Rama organizoi ate protestë nisur nga ky shkak :
        Ishte një video demaskuese e Top Channel për Ilir Metën që u komentua si kapje e “hajdutit me zë e figurë” e për këtë shkak u kërkua rrëzimi i qeverisë Berisha që qeveriste në koalicion me LSI.
        Ilir Meta kishte dhënë dorheqjen si zv/kreministër e shkoi para gjykatës pa asnjë post shtetëror.
        Gjykata e nxorri Metën si të pafajshëm.
        Atëhere përse duhej bërë ajo protestë ?
        Vrasja e katër demostruesve ju ngarkua gardës e gjithë oficerët e saj drejtues u arrestuan.
        Ndërkaq megjithë zhurmën e madhe propogandistike që pat bërë Rama për “protestuesit dëshmorë”. pasi erdhi pas dy vitesh në pushtet në aleancë me “shkaktarin e ngjarjes”, ilir Metën , jo vetëm i haroi “dëshmorët”, por edhe gardistin e zjarrit që pat shtënë kundër protestuesve (Agron Malaj), e bëri sekretatr të PS në Mat e mandej edhe kryetar bashkie.
        Për çudi Rama vetë protagonisti kryesor i 21 janarit e ka haruar ate histori, e tani për çdo prapësi të qeverisë së tij, kavjet e komunizmit vazhdojnë të justifikohen me 21 janarin.

        1. Është i treti ministër i mbrendshëm Lleshi, pas Tahirit e Xhafës që në protesta popullore ju kërkohet dorheqja e ndëshkimi nga drejtësia për veprime e mosveprime në favor të krimit e trafikut të drogës.
          A nuk është Rama ai që i ka përzgjedhur e i ka mbrojtur ?
          Vitin e kaluar buçiste bulevardi i Tiranës nga thirrjet e dhjetra mijëra protestuesve me fjalët “Rama ik”,
          U pa se ai i ka veshët të shtuposura e as nuk do tja dijë për këtë kërkesë.
          “Ndërkombëtarët” qëne shqitarët i quajmë si “padronët” tanë, e ndanë mendjen që qeverisja të zgjidhet me një sistem të reformuar të drejtësisë e kodit zgjedhor.
          E pra nëse psikopati kërkon që me çdo mënyrë të mbyllë edhe ato pak zëra opozitare mediatike, a nuk ka ardhur koha që të demaskohen me emra edhe lakejtë e neveritshëm mediatikë të tij ?
          Përse duhet të shohim non stop në ekranet televizive veç ca avoketër sharllatanë të Ramës si Baton Haxhiu, Carlo Bolino, Lorenc Vangjeli, Muç Nano, Frrok Çuçi e disa hajdutë doktoratash si Ndreca ?

    3. Ajo qe eshte me shqetesuese ne fakt eshte sjellja e disa mediave dhe gazetsreve. Vecanerisht aro te Bolinos. Jane komplet kopje imazhi te njejte me mediat e gazetaret qe mbronin Saliun ne 21 janar. Jo vetem jane aq agresive dhe ekstreme ndaj cdo gjeje qe kritikon qeverine me shokun Rama ne krye, por edhe ne nje rast si varasja e personit pa shkak, ato merren me lodrat e prishura. Vete pronari dhe mender gazetar i asaj media shkruan e shkruan genjeshtra menkeq se Merro Baze. Me e bukura eshte se nuk pranojne as dhe nje koment kritik por vetem lavde, lavde. Kjo eshte shokuese dhe deshmon per nje gjendje me te keqe se ne komunizem.

  2. Sali Berisha më 8 dhjetor 1990 u shfaq në podium duke pershendetur shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike.

    Ai përshëndeti Ramiz Alinë dhe e vlerësoi atë si një njëri të guximshëm, i cili me atë guxim që udhëhoqi ushtrinë në betejat çlirimtare udhëhoqi vendin edhe në betejat e reja të demokracisë.

    Pastaj shtoi se shpresonte që Alia të mbetej mik i Partisë Dëmokratike.

    Reagimi i studentëve ishte i ashpër dhe Berisha u detyrua të ndërpriste fjalën.
    Cico guerilasi me i ri i salihut as vete nuk kupton cfare shkruan,supen e ke gati o guerilas shpellkare

    1. Nëse do të ishin të vërteta ato që shkruan për Berishën si “komunist”, ti haleja e komunizmit do të duhej ta ngrije në qiell ate .
      Të gjitha këto gënjeshtra që shkruan këtu , bien në tokë nga fakti se Ramiz Alia doli nga burgu pas “revolucionit bollshevik serb” me tre gishtat lartë të 1997, e pas rrëzimit të pushtetit nga demokratët e riardhjes në pushtet të ish PPSH.

  3. Nuk paten asnje mundesi per t’a kthyer kundershtim punonjesi “plehu”….!!!
    Po te kete shtet te se Drejtes, duhet te japin shume “halera” doreheqje por, ….
    Qofte i xhenetit, paste drite nga drita e perjetshme fakiri i shkrete…
    Jo me pak fakir eshte edhe ai apo ata qe kane qelluar…..
    Turpi per ata qe drejtojne dhe qe fusin ate lloj fryme “ne shërbim vetem te haleve” per trupen policore…!!!
    Turpi per ata qe u muaren per te mbuluar Ngjarjen…
    Mjerim pa fund per kete popull vellezer dhe motra Shqiptare…
    Çfare te bejme…
    Duhet te presim poshtersine e radhes…
    Kaq…..

  4. Ti i paloqe i ores 18: 54, je nje qen rrugesh si qeni kyetar i juai ! Qe te mos njohesh qe qeni yt eshte nje hajdut dhe nje antishiptar duhet te paguhesh nga ia (qeni) me parate qe i vjedh shqiptareve, Por ti je nje shpellkar jugu , gjak prishur i zene kanaleve te koperatives e nuk e di se kush eshte ai qe te ka zene me tet eme ne kanal! O biri i regjimentit!

  5. Viktima i denuar me pare per pengmarje.
    Ora 2 e nates.
    Nuk i ndalon policit.
    Ne vendngjarje gjendet nje pistolete.

    Keto jane faktet. Gjithsekush ta beje vete llogarine.
    Shefat e policise jane BQra qe kane arrestu policin. Lul Basha si edhe te Astiri ne anen e gabueme te barrikates.

  6. Duhet lajmeruar ai maloku Llesh qe u gdhi Lleshaj kur e vune Minister se mos del i ngrati e mburr policine per kete maskarade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *