• |
ide | kryesore

Rrëfehet i penduari i drejtësisë: Lul Berisha më kërkoi një bombë me telekomandë, ia dha Shullazit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

I penduari i drejtësisë, Lefter Reçi, që akuzohet si i implikua rnë disa ngjarje kriminale, ka hedhur dritë duke zbardhur disa prej këtyre krimeve.


Në një vendim gjykate të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Reçi ka treguar se si është njohur me Lulzim Berishën apo dhe Indrit Taullaun.


Po ashtu Reçi ka treguar një detaje se si Lul Berisha i kishte kërkuar atij një minë me telekomandë, ndërsa pa se atë ia kishte dhënë Emiljano Shullazit.

“Kam pasur lidhje shoqërore me Lulzim Berishës, Indrit Taullain, Lentin, (Plarent Dervishin). Berishën e kam njohur që në vitin 1994. Ndërsa Dervishin dhe Taullain i kam njohur më vonë, sepse ishin njohje edhe miqësi e ngushtë me Lul Berishën. Në shkurt të 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar Lul Berisha. Ai ma tha; më gjej dhe mua nga ato ‘nëntat’ (kallëpë tritoli). Bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmin tim në Dibër, atentat i parealizuar pasi ai mbante me vete fëmijët e tij dhe nuk e lejova shpërthimin sepse nuk doja që të vrasja fëmijë. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje, pasi i kisha treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… kishte përgatitur minat për ngjarjen. Për këtë arsye më kërkoi dhe një minë për vete. Për të bërë minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im i cili u vra në 2002. Pas kërkesës së Lulit unë mora në telefon ‘A..’ i cili tregtonte armë dhe mina të ndryshme. I shkova tek shtëpia A… dhe i thashë; ‘dua një minë me telekomandë’. Ai më tha; ‘prit se do ta gjej unë’. Pasi mora minën, i telefonova Luilit; ‘eja merre minën’. Pas pak erdhi me një automjet ‘Mitsubish Pajero’ policie me sirenë sipër, me katër porta. Për këtë minë kam paguar 1600 euro. Kur kam vajtur tek piceria e Lulit në Durrës, e kam gjetur atje bashkë me Lentin dhe Indrtin. I sqarova për montimin e minës dhe për gjetjen e një eksplozivi të mirë. Pasi folëm me J…dhe ai konfirmoi ardhjen në Durrës, kam folur me shtetasin A.Z., dhe i thashë që të më gjejë ca brumë nga ai i miri (Lëndë plasëse). Pas pak kohe shkuam në shtëpinë e motrës së Lul Berishës. Në garazhin e saj do të përgatisnim lëndën plasëse, për të cilën nuk e dija se për çfarë do të përdorej. Idriti më tha se ky tritol do të përdorej për një makinë, dhe ajo do të vendosej pranë një mjeti tjetër. Më kujtohet se dinamiti u fut në bidona coca-cole boshe, me qëllim që të ishte i sigurt se ku do të vendosej. Më pas erdhi Indrit me një pako me C4, të cilët e vendosëm aty. Minën me telekomandë e kishte Indriti së bashku me telefonin tjetër ku ishte vendosur karta që do të kryente kontaktin për shpërthimin e minës me kartën ku ishte vendosur C4. Kur kemi dalë jashtë oborrit, në rrugë ishte parkuar një makinë e llojit ‘Pezho’ ose ‘Reno’ dhe kur u ndez drita, pash që shofer ishte Emiljano Shullazi dhe një vajzë, e cila ishte në vend të parë të mjetit. Unë isha në një largësi rreth 15 metra nga mjeti i Emiljanos. Unë pash se minën Indriti ia dha Shullazit. Para se të ikte Emiljano na u drejtua duke thënë; ‘Natën e mirë çuna’.”, tha Lefter Reçi.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu