• |
ide | kryesore

Video/ Real i bën favorin, Inter eleminohet se nuk mund dot Shakhtar: kompletohen 16 më të mirat e Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Përcaktohen tashmë edhe tetë skuadrat e tjera që do të shkojnë në 1/8 e Champions League, me rezultate që priteshin e një befasi e madhe. Në ndeshjen e fundit të grupit B të Champions League, Inter barazon 0-0 me Shakhtar e i thotë lamtumirë Europës: në 1/8 shkojnë Real Madrid e M’Gladbach, ukrainasit në Europa League. Kalon grupet edhe Atletico Madrid që shkoi të fitojë në transfertë me Salzburg 0-2, duke i lënë austriakëve përfaqësimin në Europa League.

GRUPI A
Bayern Mynih ishte i kualifikuar si vendi i parë e megjithatë e mbylli grupin me një fitore 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës, pavarësisht turnover të plotë që kishte bërë Flick. Suele në minutën e 63 kaloi bavarezët në avantazh me një goditje të saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, ndërsa Choupo-Moting mbylli llogarinë 10 minuta nga fundi. Rusët ishin të fundit me 3 pikë dhe nuk përfituan nga humbja e Salszburg (4) përballë Atletico Madrid. Austriakët duhet vetëm të fitonin që të shkonin në 1/8 por skuadra e Simeones u imponua me golat e Hermoso në të 29 dhe Carrasco katër minuta nga fundi.


GRUPI B
Inter duhet të fitonte ndeshjen me Shakhtar dhe të shpresonte që Real-Gladbach të mos përfundonte barazim. Merengues kishin premtuar se do të luanin për fitore dhe e përmbushën misionin duke u imponuar 2-0 ndaj gjermanëve, duke marrë kështu vendin e parë të grupit. Dy gola të Benzema shpartalluan Borussia, që gjithësesi mbetet në Champions, sepse në sfidën tjetër Inter nuk mund dot Shakhtar, i bllokuar 0-0. Në San Siro zikaltrit bënë ndeshjen, ndërsa skuadra e Castros mendoi vetëm të mbrohej. Rastet më flagrante rastisën në këmbët e Lautaro Martinez (traversë në të 7′) e në kokën e Lukakut, që iu mohua goli nga ndërhyrja vendimtare e Trubin. Kështu, zikaltrit e Conte dalin fare nga Europa në mënyrën më të keqe të mundshme.


GRUPI C
Asgjë nuk ndryshoi në hierarkitë e grupit pas ndeshjeve të fundit: Manchester City u imponua 3-0 ndaj Marseille në Etihad, duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Porto triumfoi në Pire kundër Olympiacos 0-2, rezultat që mban grekët në vendin e tretë që të con në Europa League falë diferencës së golave më të mirë të tyre ndaj francezëve të Marseille, që mbyllën renditjen.



CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
Bayern Munich 2 – 0 Lokomotiv Moscow
Salzburg 0 – 2 Atletico Madrid
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
Inter 0 – 0 Shakhtar Donetsk
Real Madrid 2 – 0 Borussia Moenchengladbach
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
Manchester City 3 – 0 Marseille
Olympiacos 0 – 2 FC Porto
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
Ajax 0 – 1 Atalanta
FC Midtjylland 1 – 1 Liverpool
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Paris Saint-Germain 5 – 1 Istanbul Basaksehir
* Me bold skuadrat e kualifikuara



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *