• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Dy standartet e Ramës për Lleshajn dhe Ardi Veliun

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kushdo që e ndjek me vëmendje komunikimin e kryeministrit, me siguri ka vënë re një trajtim krejt të diferencuar mes ish ministrit të Brendshëm, Lleshaj dhe drejtorit të policisë, Ardi Veliu. Dhe kjo jo vetëm për faktin se njërit i pranoi sa hap e mbyll sytë “dorëheqjen” dhe tjetrin e mbështeti të qëndrojë në detyrë.

Armand Shkullaku: Policit rilindas nuk i shkon uniforma e xhelatit 

Edhe në gjuhën e përdorur nga kryeministri, dallimi është i qartë. Kur doli para publikut për të shpallur “largimin vullnetar” të ish ministrit, kryeministri foli për indinjatë qytetare, ndërsa kur shkruajti në twitter për kërkesën e largimit të Ardi Veliut, ai përdori terma si “barbarë”, “pengmarrës” që do përballen me forcën e ligjit. Të gjithë mund ta krahasojnë fare lehtë fjalimin kur shiti butë Lleshajn me atë që tha në statusin brutal të sotëm, për të mbrojtur Ardi Veliun.

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit”, shkruajti Rama.

Nga ana teknike, përgjegjësia për vrasjen e të riut 25 vjeçar, Klodian Rasha është shumë më e madhe për drejtorin e policisë sesa për një person politik si ministri i Brendshëm. I pari ka gjithashtu mbi shpinë edhe manipulimin që u tentua t’i bëhej vrasjes, me të gjitha fshehjet e krimit, që janë evidentuar në këtë kronikë të ABC NEVS.

Por megjithatë Rama njërin e mbështet fort dhe tjetrin e flaku me rastin e parë si një limon të shtrydhur.

Andi Bushati:Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Dhe mbrojtja ndaj Ardi Veliut ka precedentë. Kryeministri doli edhe publikisht ta mbështeste pas gafës kriminale se bijtë e nënave me shfaqje të huaja duhen masakruar nga policia.

Videoja barbare/ Rama bëhet njësh me kryepolicin Ardi Veliu

Ai edhe kur bëri lëshimet e mëdha për PD-në para zgjedhjeve të 2017 e fali postin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por as nuk pranoi ta negocionte kolltukun e Ardi Veliut. 

Dhe pikërisht këtu, tek zgjedhjet, qëndron kyçi i këtij trajtimi të diferencuar. Një ministër kukull nuk është mëkat të ndryshohet, por shefi i operacionit për 25 prillin e ardhshëm është i paprekshëm. Ai duhet të zbatojë në shkallë kombëtare provën gjenerale të asaj që kemi dëgjuar me veshët tona në përgjimet e Dibrës (pika 3 linku poshtë).

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Prandaj Rama pranon më mirë të digjet Tirana se sa të lëshojë Ardi Veliun. 

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Thjesht fare Lleshaj eshte mirditor i shitur Veliu lab gjysme opinge injorant ne sherbim te partise se bashku me Edvin kristaq vllehun jane BASTARDE!!!

  2. Une them me mire le te digjet Tirana. Ne 2019 keshtu i thate ju te Lapsit opozites dhe ne perfundim moret deshtimin. Kush do te djege Tiranen e ka hak drurin. Jane mijra qytetar te Tiranes qe qe mezi presin ti bashkohen policise qe te shpetojne kete qytet nga vandalet pa emer por me perkrahje politike.

    1. ashtu eshte o zagar partie . popullit i ka vajt ne maje te hundes nga ky laro i pacipe . per hire te se vetretes populli nuk do asnje nga partite sepse e kane treguar qe kur marrin pushtet kthehen ne perbindesha .

      1. O lango i PD. Per cilin popull e ke fjalen? Per ate qe djeg dhe shkaterron apo per ate popull qe urren vandalizmin. Po te keni bythe rrezojeni Ramen me vote.

        1. hhahaaaa … sa te ndyre qe jeni ju ksulkuqet ? kur ishit vete i vute flaken edhe makinave private ndersa sot ju vjen keq per ca arusha prej pekkushi apo gome . Ju nuk ju intereson as djegja por kapeni pas saj si i mbyturi pas fijes se kashtes. Ju zhulsa, perversa te sektit rilinda , ju bij kurvash duhet te largoheni perfundimisht . jo vetem nga pushteti por edhe nga ky vend sepse e keni degjeneruar kete vend deri ne mos kthim ne normalitet .

          1. Bravo ora 18:15. Kjo qe thua eshte shume e sakte. Do doja te shtoja vetem faktin qe kriminelet i beri ligjvenes vetem Rama dhe kesulkuqet e tij

  3. Ky do rrezura qe sot qe te gezojme mot.
    Ta kuptoje se ne na ngrefet dhe kur i ngrefet popullit le shtatezene çdo bir kurve e dobiç qe mendon se se ka veshur breke hekuri .

  4. I duhet per zgjedhjet Veliu dhe Rebaniu. E dine te gjithe. Rama, e ke vendin ne burg dhe pasurine te konfiskuar.

  5. Eshte mo se e domosdoshme te largohet dretori i policise se ne rast se tehiqet ministri politik dhe nuk terhiet ai qe ka barren e ketij krimi protestat sduhet te ndalen
    Gallofi me sa shoh i ka bo hesapet keq duhet ti marri frenat opozita ti tregoji vendin atij horri kryepolic se ai eshte fiks fajtori
    Se ai ju ka dhone zemer policise qe te sillen menyre harbutshe
    Mos te kete ndalim pa ikjen e tij

  6. Protestat rrezuan fasaden pas te ciles qendron korrupsioni vrasjet dhunimet e qytetareve perderisa kriminelet shetisin te qete dhe dhunohen qytetaret per gjera te vogla te parendesishme nuk kishte si ndodhte ndryshe ,manipulimi i provave duke i veshur viktimes arme dhe vepra penale te meparshme tregon qe drejtesia nuk do ta zbardhe te verteten pergjegjesia shkarkohet tek nje polic i vetem kur kane qene bashkepuntore ne krim dhe te tjere kjo ben me faj shume veta natyrisht dhe eproret kryesisht drejorin e pergjithshem te policise duhet te gjenden fajtoret dhe te denohen edhe ata persona qe vune pistoleten ne vendin e krimit qe te fajsonin viktimen si dhe te tjeret qe bashkepunuan ne krim, kjo vrasje ishte vrasje me dashje dhe kerkon drejtesi pasi nuk mund ta qellosh tjetrin pas shpine dhe te thuash qellova nga pakujdesia aq me teper me disa plumba arma nuk shrep nga pakujdesia disa plumba duhet te terheqesh kembezen qe te qellosh, burgim i perjetshem per autorin dhe bashkepunetoret e tij do ishte nje ngushellim i vogel per familjen e te ndjerit

  7. E gjitha teater dhe askush nuk mban pergjegjesi per varsjen e nje te riu te pafajshem. Nga vrasje me dashje e kane klasifikuar vrasje ne kalim te kompetencave.

  8. Ard veliu i duhet per zgjedhje ramazanit lleshi e pohoi vet nuk kam pasur komunikim te mire me k.m. veliu eshte dora e zgjatur e rames

  9. o sulltan kallam , po je i shperfytyruar politikisht, moralisht dhe ligjerisht.. Ik legen burre , po cburre je ti o Kallam ti je Dylber … ti je rraca me e keqe e politikanit… shet cdo gje… si mund ti zesh bese njerit qe i mer gruan shokutt..

  10. I ka qëndruar përballë vetëm Ina Rama dhe akoma vazhdon e mallkon dhe sot e kësaj dite, duke e përndjekur bashkë me Ilir Metën.

    Njeriu që realisht kishte mbushur brekët më 21 janar e më pas, është Sali Berisha.

    Ai krim e ka kërrusur dhe e ka bërë si pikëpyetje tani në moshën ende larg pleqërisë së thellë.

    Ai krim e ka bërë të flasë me vete në hapësirën mes vilës së tij dhe vilës së Ilir Metës në Lalëz.

    Ai krim e ka bërë të përgjojë orë e çast si mund ti vërë zjarrin këtij vendi, që të shpëtojë ai.

    Ai krim e ka bërë që të kërkojë me çdo kusht vdekje nga protestat, vdekja nga policia, vdekja nga aksidentet, vdekje nga pandemia, vdekje nga tërmetet, me qëllim që të mos negelet vrasësi i vetëm në këtë vend.

    Por për fatin e tij të zi është vrasësi i vetëm.

    Sali Berisha nuk shkoi dot në shtëpitë e të vrarëve më 21 janar. U dërgoi shoferin e gruas me lekë në dorë dhe pastaj i linçoi me gjyqe, pse nuk e pranuan.

  11. ne lidhje me titullin:Mund te jete edhe e kunderta o Bushat……

    Propozoj te ngjiten ne mal ps dhe pd,lsi dhe ti qine motren njeri tjetrit atje lart e te na lene ne te tjeret qe sna ha kari fare ,po fare fare per keto 3 parti bastarde rehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *